E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Të kushtëzohet dialogu me Serbinë

PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot një tryezë me partitë jashtëparlamentare të Kosovës, me te cilat eshte diskutuar per ceshtjen e dialogut me Serbine.

Pas diskutimeve, subjektet kanë dalë me deklaratë të përbashkët, sipas së cilës, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të negociojë në asnjë mënyrë pa kushte me Serbinë.

Serbia është agresori dhe krimineli që kurrsesi nuk duhet amnistuar. Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të negociojë me askënd për çështjet e brendshme të Kosovës, aq më pak me Serbinë, duke rrezikuar kështu shtetin e Kosovës, thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›