E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Vdekja e Podrimës humbje e madhe

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhjen e saj për ndarjen nga jeta të poetit Ali Podrimja.
 

“Vdekja e Ali Podrimës është humbje e rendit poetik e njerëzor. Poetika në shqip, humbi poetin, miqtë e familjarët, njeriun, e arti e ka veprën e tij, e cila do të jenë frymëzim i shumë brezave të ardhshëm” ka theksuar Vetëvendosje.
 

Gjithashtu kjo lëvizje i ka shprehur ngushëllimet edhe familjes së poetit Podrimja për ndarjen e të afërmit të tyre nga jeta.
 

“Shprehim ngushëllimet tona të thella familjes, miqve dhe bashkëkrijuesve të Ali Podrimës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në telegramin e kësaj lëvizje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›