Vdekja e poetit Podrimja, Jahjaga:Humbje për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ngushëlluar familjen e poetit Ali Podrimja.
Në telegram më tej thuhet se humbja e Ali Podrimjes nuk është humbje vetëm për familjen, të afërmit e miqtë. Është humbje e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, për kulturën, për artin, për Kosovën në përgjithësi.
“Poeti e intelektuali i madh Ali Podrimja, me fjalët dhe veprat e tij, kaloi shumë herët kufijtë e Kosovës dhe u bë i njohur në rrethe shumë më të gjera të artit dhe të kulturës duke e ofruar Kosovën me botën.
"Vepra e madhe e Ali Podrimjes do të jetojë ndër vite, duke ruajtur kujtimin për të dhe duke shërbyer si frymëzim e motivim për brezat e rinj të poetëve dhe intelektualëve të Kosovës”, thuhet në telegramin e Presidentes.