VV protestë kundra fusnotës, tensionohet situata me policinë
PRISHTINË- Pas bisedës disa minutëshe dhe të pasuksesshme të udhëheqësve të lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësues të policisë së Kosovës, të cilëve u është kërkuar heqja e barrikadave dhe pasi kjo nuk është bërë nga policia, protestuesit kanë larguar barrikadat e vendosura dhe kanë thyer kordonin e policisë. Ata, tashmë, ndodhen para hyrjes së selisë ë qeverisë së Kosovës.
Qindra protestues, me pankarta të shumta dhe thirrje të vazhdueshme, “Poshtë fusnota”, “Poshtë qeveria”, “Hashim Thaçi shiti Kosovën”, shprehen kundra qeverisë. Forca të shumta policore kanë blinduar selinë e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Ndër protestues ndodhet edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Liderët e Vetëvendosjes u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të mos shkaktojnë incidente, meqë nuk e kanë për qëllim marrjen e institucioneve, por bllokimin e hyrje-daljeve për katër orë.
Marrëveshja me Serbinë, VV protestë kundra fusnotës
Ora 12:00 Lëvizja Vetëvendosje, ashtu siç ka paralajmëruar, ka nisur protestën e saj në kundërshtim të marrëveshjes së fundit që Prishtina ka arritur me Beogradin, e sipas së cilës Kosova në forumet rajonale, do të mund të përfaqësohet vetëm duke u shoqëruar me fusnotën në të cilën është përfshirë rezoluta 1244 e KS të OKB-së.
Lëvizja Vetëvendosje për këtë qëllim ka mbledhur 15 mijë nënshkrime, në një peticion që do ti drejtohet Kuvendit të Kosovës nën thirrjen "Mbrojeni Republikën", ndërkohë që protesta e sotme me slogani "Pezullimi i qeverisë për katër orë”, synon të bllokojë punën e qeverisë.
Një numër i madh forcash policore janë vendosur para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ndërsa në Sheshin 'Nënë Tereza' përfaqësues Vetëvendosjes po u drejtohet qindra protestuesve. Nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri akuzoi qeverinë Qeverinë se po kthen pas statusin e vendit, ‘për ç’ka është derdhur gjak’, ndërkohë që kërkoi dorëheqjen e saj.
Vetëvendosja është deklaruar fuqishëm kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mospërfshirja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në fusnotë “e bën marrëveshjen të papranueshme për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj”.
Fusnota, me të cilën kanë rënë dakort në Bruksel me ndërmjetësimin e BE, delegacioni serb i kryesuar nga Branko Stefanovic dhe ai kosovar i kryesuar nga Edita Tahira , përfshin Rezolutën 1244 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga protesta