Energjia e zhytur në krizë, Berisha: Import me çdo çmim
Tiranë- Kryeministri Berisha duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e cilësoi situatën energjitike në vend si mjaft të vështirë. Duke shtuar se do vazhdojmë të importojmë energji pavarësisht çmimit.
Gjendja energjitike mbetet tepër e vështirë, pasi kaskada mbete në nivelet më të ulëta. Vazhdon importi, dhe do të blejmë duke e konsideruar çmimin më të lartë të energjisë piëkrisht mungesën e saj. KESH po bën gjithçka, dhe ka kapacitete monetare për të blerë energji nga evndet e rajonit. Janë vështirësi të Përkohsme- tha numri një i qeverisë.
Sa i takon kritikave të fundit nga media dhe sidomos opozita se qeveria po përdor buxhetin për të blerë energji kryeminsitri Berisha iu përgjigj: “Energjia është jetike për funksionin normal të një vendi. Dhe njëherësh e lidhur me një seri funksionesh në familje, shoqëri, biznes dhe kudo. Kështu që do të bëjmë që ajo të mos mungojë. Këto shokë që i linin qytete 8 deri në 16 orë pa drita s’kanë dhembshurinë e parave të buxhetit. Se janë para të taksapaguesve që po përdoren për energji. Këto duan të kthehet me çdo kusht koha e tyre e ndërprejeje të energjisë”.
Ndërkohë krymeministri në fund të diskutimit për energjinë ka rikujtuar projektet madhore në këtë fushë si fillimi i prodhimit nga një sërë hidrocentralësh që do të rrisin kapacitetin, apo edhe projektet historike si ndërtimi i kaskadës së Devollit për të cilin ka një interes botëror.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Energjia në vend, Berisha: Do të sigurohet me çdo kusht Tiranë- Situata energjitike në vend ka qënë kryefjala e mbledhjes...
- Kriza e energjisë, Berisha: Do të blejmë me çdo çmim Tiranë – Mbedhja e qeverisë nisi sot me një minutë...
- Energjia, Berisha: Liberalizimi i tregut, kusht për zhvillim Tiranë- Liberalizimi i tregut të energjisë dhe përqendrimi në energjitë...