Berisha: Kaskada në nivelet më të ulta, do blejmë energji me cdo cmim
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha shprehu shqetësimin për situatën e krijuar në kaskada, ndërkohë garantoi se qeveria do të importojë më cdo cmim energjinë elektrike.
“Kaskada ndodhet në nivelet më të ulëta, vijon importi dhe mbetet në fuqi vendimi për sa kohë do kemi nevojë do ta gjejmë, duke konsideruar cmimin më të lartë”, -theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke vlerësuar gjendjen e emergjencave të krijuar për shkak të motit të keq, theksoi se vijon të mbetet evident rreziku nga ortiqet.
“Po punohet për të rivendosur trafikun e komunikimit. Gjendja e emergjencës ka rënë, por do mbahet deri sa të reduktimin e numrit të fshatrave të bllokuara dhe tu kalojë si kompetencë autoriteteve vendore”,- nënvizoi kryeministri.
Kreu i ekzekutivit siguroi se gjendja e emergjencës është reduktuar, ndërkohë falenderoi shtabet dhe agjencitë për punën e shkëlqyer.
“Problemi i emergjencës, ka shkuar drejt reduktimit maksimal, para një punë të shkëlqyer që kanë bërë autoritet vendore dhe shtabet e emergjencave, agjencitë qëndrore, por më duhet të theksoj se janë një numër jo i vogël fshatrash të izoluara për shkak se bora arrin në shumë metra dhe rreziku i ortiqeve qëndron. Në mënyrë konstante vijojnë lidhjet me shtabet e qarqeve dhe rretheve dhe në përputhje me kërkesat e kryetarëve të komunave, komunitetet ndihmohen me medikamente dhe mjete të tjera më bazë”,- u shpreh Berisha.
Kryeministri falenderoi KE, Bankën Botërore si dhe shoqatat e ndryshme për ndihmën e dhënë për kapërcimin e situatës së krijuar në vend nga bora.
(el.me/BalkanWeb)