Tiranë, pranga 33 vjeçarit, dyshohet për disa vjedhje
TIRANE- Një 33 vjeçar, i dyshuar për disa vjedhje, u arrestua në Tiranë një ditë më parë.
Burime zyrtare bënë të ditur sot se forcat e Komisariatit nr.2 arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Festim Skermo, 33 vjeç, banues në Bilisht, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i 33 vjeçarit Skermo u bë pasi në bulevardin "Bajram Curri", tentoi të vjedhë me thyerje mobilerinë e një shtetasi.
Ndërkohë që 33 vjeçari dyshohet se është autor i vjedhjeve të dy dyqaneve celularë, njeri në rrugën "Muhamet Gjollesha' dhe tjetri në "Komunen e Parisit".
Por, ai dyshohet se është autor i vjedhjes edhe të një argjendarie në qytetin e Korçës, për të cilën ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh nga policia e Korçës.
Bëhet e ditur gjithashtu se vazhdojnë hetimet për dokumentimin e aktivitetit kriminial të 33 vjeçarit Skermo, pasi dyshohet se ka kryer dhe vjedhje të tjera.
Krimi i vjedhjes përben një shqetësim në kryeqytet dhe organet e rendit e kanë shpallur si prioritet luftën ndaj tij.
(ma.ar/BalkanWeb)