VV proteston në Kuvend, ndërpritet seanca

Kuvendi i Kosovës
PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet pasi Glauk Knjufca dhe Visar Ymeri kanë dalë para foltores së Kuvendit me një pankartë në të cilën shkruante emrat e dy qytetarëve të Kosovës të vrarë në Veri.
Me emrin e Heroit Enver Zymberit dhe të porsa vrarit nga një shpërthim bombe në shtëpinë e tij Selver Haradinaj, deputetet e Vetëvendosjes protestuan para foltores së Kuvendit dhe për këtë shkak Kuvendi ka ndërprerë seancën për pak kohë.
Në seancën e sotme merr pjesë edhe deputet i PDK-së, Fatmir Limaj, i cili para disa jave u shfajësua nga akuzat e rastit Kleçka.
Kthimi i tij në Parlamentin e Kosovës ndodhi gati një vit pas ngritjes së akuzave të tij dhe heqjes se imunitetit.