E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi elektronik mund të dëmtoj procesin

TIRANE- Levizja Socialiste per Integrim duke perseritur angazhimin per reformen zgjedhore, finalizimin e saj ne kohe dhe sipas rekomandimeve shpreh mbeshtetjen per numerimin elektronik te votave, por dyshuese per mundesine teknike te realizimit te tij per kohen qe ka mbetur.

Ne nje deklarate per mediat, Ylli Manjani ka theksuar se LSI-ja mbështet pa asnjë ekivok të gjithë vendimet e marra nga komisioni i reformës zgjedhore në mënyrë konsensuale.

Sipas tij, konsensusi është mënyra më e mirë për të përmirësuar klimën mes partive.

“LSI-ja ka mbështetur idenë për numërimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme, me besimin që kjo zgjidhje do ta përmirësoj klimën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare por njëkohëshisht jemi skeptimik për zbatimin e këtij procesi tha Manjani.

Ai e argumentoi kete me kohen e pamjaftueshme per pergatitjen e ketij  procesi, ne kohen qe pritet të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare.

Kujtojmë gjithashtu se në procesin e përgatitjes për të realizuar numërimin elektronik në shkallë vendi, nevojiten të kryhen edhe disa hapa proceduralë të domosdoshëm siç janë kryerja e një studimi fisibiliteti, vendosja e standardeve të makinave që do përdoren, kryerja e procedurave të prokurimit, gjetja e mjediseve të përshtatshme për përdorimin e tyre, ngritja e komisioneve dhe e ekipeve që do ti përdorin, trajnimi i tyre, hartimi i manualeve të përdorimit etj. Të gjitha këto kërkojnë kohë e cila nuk është e mjaftueshme”- tha ai.

Sipas tij, ne kushte te tilla LSI  sheh me shqetësim se kjo ide në kushtet që gjendet përgatitje e zgjedhjeve të ardhshme, mund të shndërrohet në një shkak për prishjen e procesit zgjedhor në shkallë vendi.

Propozimet e LSI ne Komisionin e Reformes Zgjedhore   1. Te përdorë në mënyrë pilot procedurën e numërimit të votave, për ti dhënë mundësi strukturës zgjedhorë të përshtatet më mirë me këtë risi dhe për ta shtrirë përdorimit e kësaj teknologjie në zgjedhjet e mëpasshme. Kjo do të shmangte edhe dëmtimin e mundshëm të procesit në shkallë vendi. Risitë teknologjike duan kohën e nevojshme për tu përdorur. Ideja e pilotimit është sugjeruar nga të gjithë ekspertët e huaj që njohin realitetin në Shqipëri. 2. Të shtojë numrin e KZAZ-ve, duke ulur numrin e votave për tu numëruar në ato ZAZ që kanë mbingarkesë dhe duke shpejtuar kështu nxjerrjen e rezultatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›