E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zbardhen dy vrasje të kryera në 1997-n, arrestohet autori

Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka zbardhur një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1997 dhe ka vënë në pranga autorin.

Burime nga Durrësi bëjnë të ditur ekskluzivisht për Shekullin se është arrestuar Ardian Domi, 38 vjeç, autor i dy vrasjeve të kryera në 97-n.

Sipas burimeve, Domi ka vrarë 15 vjet më parë Besnik Çollakun dhe Aleksandër Furxhi, gjatë një konflikti të çastit në një servis makinash.

Mësohet se Domi lëvizte me një pasaportë të falsifikuar me emrin e rremë Alfred Kurti.

Tashmë, mbi 38-vjeçarin Domi përveç akuzës së rëndë për dy vrasje, rëndon edhe ajo e falsifikimit të dokumenteve të identitetit.

Detaje të tjera të operacionit të arrestimit të tij pritet të bëhen publike nga policia e Durrësit në orët e ardhshme të ditës së sotme. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›