E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet armëpushimi në Siri

Nje ndertese e shkaterruar nga sulmet e regjimit te Asadit ne Homs

Artilieria qeveritare siriane ka prishur armëpushimin që në orët e para të hyrjes së tij në fuqi.

Një banor i qytetit Hama, qyteti që është nën shënjestrën e regjimit të presidentit Asad që prej nisjes së konfliktit të brendshëm, është kontaktuar nga agjencia e lajmeve ANSA përmes Skype-it.

Ai shprehet se forcat besnike të Asadit kanë shkelur armëpushimin duke hapur zjarr me mortaja në afërsi të kështjellës antike Madiq, në Homs.

Përveç Manhal Abu Baker, lajmin e kanë konfirmuar për agjencinë ANSA edhe burime të tjera në rajonin e Zabadanit, në perëndim të Damaskut.

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, platforma kryesore e opozitës, kishte paralajmëruar një manifestim paqësor që do të niste në orën 06:00 të mëngjesit me orën lokale.

E drejta e manifestimit në mënyrë paqësore është pika kryesore e planit të hartuar nga i dërguari special i OKB-së  dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, ka thënë Burhan Ghalioun, kryetar i Këshillit Nacional të Tranzicionit. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›