E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV reagon ndaj marrëveshjes për Trepçën

Lajmi i dhënë ditë më parë për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi siç është thënë, ‘afarist e teknik’ ndërmjet konsorciomit amerikan New Generation Power (NGP) dhe kombinatit “Trepça”, ka shqetësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në seancën e Kuvendit ka kërkuar që për këtë çështje të deklarohet Qeveria e Kosovës, e madje edhe Departamenti amerikan i Shtetit. Sipas tij, pazaret e tilla, janë si rezultat i bisedimeve të zhvilluara në Bruksel./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›