E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Trepça s’mund të privatizohet pa vendosur Kuvendi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi të enjten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se Trepça nuk është unike, pasi ka dy drejtor dhe kjo sipas tij, është çështja e parë që duhet të zgjidhet.

“Trepça duhet të bëhet një”, deklaroi kryeparlamentari.

Ai tha se Trepça nuk mund të privatizohet pa vendosur Kuvendi. Sipas tij, çdo formë tjetër e privtizimit do të jetë vazhdim i kriminalizimit të jetës politike në Kosovë.

Sipas Krasniqit, praktikat e faljes së pasurisë kombëtare në Kosovë duhet të ndërpriten, përndryshe sipas tij, ata do ta kenë përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›