Veriorët nuk do ta zbatojnë marrëveshjen

I ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, ka thënë se askush nga përfaqësuesit politik të serbëve të veriut nuk e ka pranuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
“Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm. Ne konsiderojmë se marrëveshja nuk garanton minimumin e parakushteve për qëndrimin e serbëve në Kosovë”, ka thënë Nedelkoviq për TV Most të Zveçanit.
Ai shpreson se edhe më tutje një qëndrim i tillë do ta ketë përkrahjen e Aleksandar Vulinit nëse vendos të kthehet në krye të Zyrës për Kosovë.
Nedelkoviq ka thënë se shteti i Serbisë ka ndërprerë financimin dhe aktualisht nuk është duke u realizuar asnjë projekt./Indeksonline/