E Diel, 1 Nëntor 2026

4 mijë shqiptar kërkojnë pensionet nga Serbia

Mbi 4 mijë shqiptar kanë paraqitur kërkesat në degën e Fondit për sigurim pensional e invalidor të Republikës së Serbisë në Mitrovicë për pagesën e pensioneve të cilat nuk u janë paguar që nga viti 1999.

Mediet serbe raportojnë se vendimet e para për këta aplikues do të jenë të gatshme në gjysmën e dytë të muajit korrik.

Qeveria serbe kohë më parë ka miratuar planin e aksionit për zgjidhjen e problemit të pagesës së pensioneve në territorin e Kosovës, të cilin e ka propozuar Ministria e Punës e këtij shteti./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›