E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV sfidon PDK-në me tjetër rezolutë

Lëvizja Vetëvendosje deklaroi të martën se nuk do ta votojë rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës e cila do të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, ndërkohë që është bërë e ditur se VV ka bërë gati një rezolutë të re, që do ta sfidojë atë të PDK-së.

Shpend Ahmeti, nga lëvizja Vetëvendosje theksoi se prapa rezolutës së PDK-së fshihen kompromise të dhimbshme për Kosovën.

Sipas VV-së mbrapa kësaj rezolute, fshihet Ahtisaari Plus, gjashtë pikshi i Ban Ki moonit dhe katër pikshi i presidentit serb, Boris Tadic.

Kjo parti opozitare thotë se është dhe ka qenë gjithmonë pro përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, por jo në këtë formë siç po bën Thaçi duke pranuar, sipas tyre, konsensuse të dhimbshme.

Ndërkaq, sipas anëtarit tjetër të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, me këtë rezolutë nuk po përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë, por po vinë kushtëzime tjera. (Telegrafi)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›