E Diel, 1 Nëntor 2026

VV thërret për proces të qetë zgjedhor në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësim për aktet dhunës që kanë ndodhur sot gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri.
"Ne jemi të brengosur dhe absolutisht të shqetësuar lidhur me aktet që kanë ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor që në mëngjes. Një komisioner i LSI-së është vrarë në një konflikt të armatosur mu në vend-votim. Ne thërrasim të gjitha subjektet politike në Republikën e Shqipërisë që t’i ftohin gjakrat dhe t’i lënë anash deklaratat nxitëse”, thuhet në deklaratën e Glauk Konjufcës, nënkryetar i VV-së.

“Ne dëshirojmë që ky proces të shkojë në mënyrën sa më të mirë të mundshme, i qetë, dhe zgjedhjet të organizohen në mënyrë demokratike e të zhvillohen në mënyrë të ndershme, ashtu që zëri dhe vullneti i shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë i artikuluar përmes votës, t’ia jap legjitimitetin e duhur pushtetit të ardhshëm politik”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën, Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjes së Gjon Gjonit, komisionarit të vrarë, kurse komisionarit të plagosur të PD-së i ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›