Fier/ S'ka pulla, dy muaj pa certifikata
Zyrat e gjendjeve civile ne Fier nuk kane pulla per te leshuar certifikata per banoret. Per rreth dy muaj, ne kater rajonet e bashkise ndihet mungesa e certifikatave per te interesuarit, ndersa ne xhama mund te lexosh qarte fjaline "S'ka pulla!". Lajmi konfirmohet nga pergjegjesja e Gjendjes Civile, Lumturi Mocka, si dhe nga prefekti Shahin Bejdaj. Pandeli Dule, banor i njeres prej lagjeve te qytetit, pohon per gazeten "KJ" se ka tre dite qe kerkon certifikate per pasaporte, por nuk e merr dot per shkak te mungeses se pullave. Prefekti Bejdaj, sqaroi se Ministria e Brendshme dhe e Financave kane nisur shperndarjen e pullave.
Xh.B.
Xh.B.