Vajza që vdiq nga bajamet, kartelat fajësojnë mjekët
Kartelat e sekuestruara nga Prokuroria fajësojnë mjekët për vdekjen e Matilda Petritit, vajzës 17-vjeçare nga Maliqi i Korçës, e cila gjeti vdekjen një muaj pas një operacioni në bajame.
Trazhgim Sokolaj
Ndryshe nga sa ishte menduar, pikërisht bazuar në të dhënat e marra prej kartelave mjekësore, grupi hetimor i ngjarjes tashmë ka ngritur dyshime veç mjekut që operoi vajzën, edhe ndaj tre kolegëve të tjerë të tij, që kanë kryer qepjen e enës së gjakut, e cila për shkak se nuk ka mbajtur ka pësuar dëmtime akoma më të rënda. Prokuroria e Tiranës, e cila po zhvillon një hetim të thelluar mbi ngjarjen e ndodhur më 28 prill 2008, ka sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore që lidhen me Matilda Petritin në klinikën private të mjekut Xhevahir Hoxhallari në Pogradec, në spitalin e qytetit të Korçës dhe në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Shqyrtimi i kartelave mjekësore nga një grup ekspertësh të thirrur nga Prokuroria, ka sjellë edhe rezultatet e para të hetimit.
Hetim mjekëve
Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, vdekja e vajzës bën me faj jo vetëm mjekun që ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në bajamet e vajzës, por edhe kolegët e tij në spitalin e Korçës dhe të Tiranës, të cilët pas prerjes së venës gjatë operacionit, tentuan ta qepin enën e gjakut, e cila nuk mbajti dhe si pasojë u dëmtua akoma më shumë. Deri në këtë fazë të hetimit dyshimet e grupit hetimor ishin adresuar kryesisht tek mjeku Xhevahir Hoxhallari, i cili kishte dëmtuar venën e vajzës gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në fyt. Pas verifikimit të kartelave dhe daljes së rezultateve të autopsisë mbi shkaqet e vdekjes së Matilda Petritit, dyshimet janë drejtuar edhe mbi mjekët e tjerë që kanë kryer qepjet e venës së vajzës, duke dëmtuar akoma më shumë enën e gjakut. “Autopsia e Mjekësisë Ligjore thotë shprehimisht se e ndjera ka vdekur për shkak të humbjes së gjakut. Kjo ka ardhur si pasojë e dëmtimeve serioze në venën e fytit”, thanë burimet e Prokurorisë.
Qepja e dështuar
Sipas tyre, gjatë hetimit është sqaruar se vena ka qenë e dëmtuar në një masë më të vogël pas daljes së vajzës nga operacioni në bajame, ndërsa plaga është zgjeruar më shumë pasi mjekët e spitalit të Korçës dhe më pas ata të Tiranës, kanë tentuar të qepin vendin e dëmtuar të venës. Për shkak se qepja nuk ka mbajtur, vena është dëmtuar akoma më shumë, duke u bërë shkak për hemorragji dhe humbjen e konsiderueshme të gjakut, çka sipas autopsisë i shkaktoi vdekjen Matilda Petritit. “Dëmtimi i venës gjatë tentativës për qepjen e saj mund të ketë përkeqësuar gjendjen e enës së gjakut, duke krijuar premisat për humbjen e jetës së vajzës. Për këtë shkak hetimet janë shtrirë edhe ndaj një mjeku të spitalit të Korçës dhe dy mjekëve të tjerë në Tiranë”, thanë burimet e akuzës. Sipas tyre, emrat e këtyre mjekëve ndodhen në kartelat mjekësore, ku janë hedhur të gjitha veprimet që janë bërë me vajzën në spitalet shqiptare, që nga mjekimet deri te ndërhyrjet në enën e gjakut, me qëllim qepjen e saj. Duke iu referuar analizës së kartelave mjekësore, të cilat tashmë janë sekuestruar dhe po verifikohen nga një grup ekspertësh, Prokuroria është shprehur e sigurt se do të zbulojë momentin kur Matilda Petritit iu shkaktuan dëmtimet serioze në venë, të cilat më pas sollën edhe vdekjen e pacientes 17-vjeçare nga Maliqi i Korçës.
Prokuroria: 3 qepjet e enës së gjakut shkaktuan zgjerimin e plagës në venë
TIRANE – Rreth një muaj para se të gjente vdekjen më 28 prill 2008, 17-vjeçarja Matilda Petriti kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në bajame. Operacioni është kryer në klinikën e mjekut Xhevahir Hoxhallari në Pogradec. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në bajame, ku është provuar se vena ishte prerë, vajza fillimisht ka pasur komplikacione me temperaturë dhe acarim të gjendjes shëndetësore, e cila ka vazhduar për rreth dy javë. Pas këtyre problemeve vajza është dërguar në spitalin e Korçës, ku pas ekzaminimeve është vendosur t’i bëhet një qepje e venës së prerë. Kjo qepje nuk ka mbajtur dhe si rrjedhim plaga në enën e gjakut është zgjeruar më tej. Në këtë mënyrë, 17-vjeçarja ka filluar të vuante edhe nga rrjedhja e vazhdueshme e gjakut. Në këtë gjendje pacientja është mbajtur në spitalin e Korçës, ku është vendosur të transportohet në Tiranë vetëm tri ditë para se 17-vjeçarja të humbte jetën. Edhe në Tiranë mësohet se ka pasur dy tentativa të tjera për qepjen e venës së 17-vjeçares, të cilat kanë rezultuar pa sukses, por edhe kanë përkeqësuar akoma më shumë pasojat e prerjes së venës së Matilda Petritit. Ajo gjeti vdekjen më 28 prill 2008 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, tek spitali francez, si pasojë e humbjes së sasisë së madhe të gjakut. t.s
“Mbrojtje 19 grave nga dhuna e burrave”
TIRANE - Policia e Tiranës ka përgatitur dhe dërguar në gjykatën e kryeqytetit 20 urdhra mbrojtjeje, kryesisht për gra që kanë bërë denoncime ndaj bashkëshortëve të tyre për ushtrim të dhunës fizike. Në një rast denoncuesi për ushtrim dhune ka qenë një burrë, që ka denoncuar bashkëshorten e tij në komisariatin e Policisë së Kamzës, duke kërkuar që policia ta mbronte prej saj. Nga 20 raste të dërguara në gjykatë nga policia, në 13 të tilla, ky organ ka marrë vendimin e mbrojtjes në mënyrë të menjëhershme, duke pranuar kërkesën e të dëmtuarve. Të dhënat janë bërë të ditura dje në mesditë nga policia e Tiranës, nëpërmjet një deklarate zyrtare të saj. Sipas të njëjtit njoftim, në të gjithë rastet oficerët e policisë kanë referuar denoncimet në prokurorinë e rrethit për të kryer hetimet e mëtejshme prej saj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, urdhrat e mbrojtjes janë lëshuar nga gjykata në një kohë të shpejtë, duke marrë edhe masat përkatëse të mbrojtjes. Të denoncuarit janë urdhëruar të mos kryejnë veprime të dhunshme apo veprime që cenonin të dëmtuarit. “Për këtë periudhë, janë kryer 13 veprime procedurale për veprat penale të ndodhura brenda ambienteve familjare, të cilat janë referuar në hetim të lirë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, pohoi zëdhënësja e policisë së Tiranës. Sipas saj, gjatë muajit të kaluar nuk ka pasur arrestime në flagrancë nga specialistët e hetimit të dhunës në familje. Sipas burimeve të policisë, bazuar në të dhënat dhe statistikat e mbledhura prej tyre, është vënë re se problemet më të mëdha i kanë familjet me disnivel kulturor dhe arsimor. Sipas tyre, në pjesën më të madhe, problemet janë shkaktuar për motive xhelozie, shkaqe ekonomike dhe për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike nga bashkëshortët. Këta të fundit janë 90 për qind të rasteve, të denoncuarit. Në një rast javën e fundit në Bathore, një person denoncoi bashkëshorten e tij për ushtrim të dhunës psikologjike dhe fizike ndaj tij. Ndërkaq një muaj gjysmë më parë një punonjës policie denoncoi tek kolegët e tij në Komisariatin nr.1, se vjehrra e tij ushtronte dhunë psikologjike mbi të dhe mbi bashkëshorten e tij. Edhe në këtë rast gjykata e Tiranës mori një vendim mbrojtjeje për këtë familje. Nëna e bashkëshortes së policit u urdhërua të mos kontaktonte në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte me familjen e vajzës së saj. d.b
Itali, dënohet shqiptari, anëtar i klanit mafioz
ITALI – Një gjykatë në Itali shpalli dje vendimin përfundimtar të dënimit për një organizatë mafioze vendase, pjesë e së cilës, sipas akuzës ka qenë edhe një shqiptar. Sipas mediave italiane, gjykata ka dhënë dje dënimin për klanin mafioz vendas “Ricione”, pjesë e të cilit sipas prokurorisë ka qenë edhe një shtetas shqiptar me qëndrim prej disa viteve në vendin fqinj. Në vendimin e gjykatës thuhet se klani mafioz është akuzuar dhe shpallet fajtor për disa vrasje si dhe dhjetëra episode të trafikut të drogës dhe gjobëvënieve. Prokuroria renditi në aktakuzën e paraqitur në Gjykatë, si anëtar të klanit mafioz edhe 39-vjeçarin Dritan Belegu. Ai është dënuar me akuzën e pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit në veprimtarinë kriminale të bandës mafioze, e cila hetohej prej disa vitesh nga Prokuroria italiane. Shqiptari i akuzuar si anëtar i klanit mafioz, është marrë i pandehur si person i pranishëm dhe pjesëmarrës në disa prej episodeve më të përgjakshme të përplasjeve me armë dhe vrasjeve, të cilat i janë faturuar organizatës mafioze. Një prej këtyre ngjarjeve të rënda ka ndodhur më 14 gusht në Itali, kur pas një përplasje me armë mes dy grupeve, mbetën të plagosur disa persona që u vranë barbarisht nga anëtarët e klanit mafioz të dënuar dje nga gjykata italiane. Një ditë pas këtij krimi që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të policisë, shqiptari Dritan Belegu është arrestuar nga policia italiane. Ai konsiderohet si një nga personazhet që ishte ngjitur në shkallët e hierarkisë së klanit mafioz për shkak të angazhimit në episodet kryesore kriminale ku ishte implikuar organizata në fjalë. Pas vendimit të dhënë dje nga Gjykata, tashmë pritet të mësohet nëse avokatët e të pandehurve do të apelojnë vendimin dhe çfarë argumentesh ligjore do të përdorin për këtë.