Linjë e re energjie me Prishtinën
Pas linjës së interkonjeksionit me Podgoricën, qeveria shqiptare ka në plan të ndërtojë një tjetër linjë, por kësaj here me Prishtinën.
Fabiola Çela
Vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qeveritë e dy vendeve po shikojnë mundësinë për krijimin e një tregu të përbashkët energjie. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) Ymer Balla dhe homologu i tij kosovar, Fadil Ismaili, nënshkruan dje memorandumin e mirëkuptimit për projektin e ndërtimit të linjës 400 kv Tiranë -Prishtinë. Sipas ministrit të Energjetikës, Genc Ruli, ndërtimi i kësaj linje është shumë i rëndësishëm si për palën shqiptare, ashtu edhe për atë kosovare. Por projektet energjetike me Kosovën nuk përfundojnë këtu. Duke qenë se në vend energjia prodhohet nga burimet hidro, qeveria shqiptare ka sugjeruar që në Kosovë të ndërtohet një termocentral i përbashkët me qymyr, madje për ndërtimin e tij do të financojë edhe vetë pala shqiptare. “Aktualisht ne kemi kapacitete për të marrë pjesë në investime të tilla edhe me fondet tona, por të gjitha duhen bërë në kohë”, ka thënë dje kreu i Ministrisë së Financave, Ridvan Bode.
Linja e re
Projekti për ndërtimin e linjës së re të interkonjeksionit me Kosovën është shumë i rëndësishëm për të dy këto vende, pasi ajo pritet që të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshme ekonomik të të dy vendeve. Projekti konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë, me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85 km në territorin e Kosovës, si dhe fuqizimin e nënstacioneve 400/220 kv Tirana 2 dhe Prishtinë. Kostoja financiare llogaritet në 58 milionë euro, e ndarë 24 milionë për pjesën e Kosovës dhe 34 milionë për pjesën shqiptare. Për financimin e këtij projekti kanë shprehur gatishmërinë dhe kanë marrë angazhim qeveria gjermane nëpërmjet bankës KfW, e cila ka nënshkruar edhe memorandumin e mirëkuptimit. Ky projekt parashikohet të fillojë brenda vitit 2009 dhe kohëzgjatja e tij është 20 muaj. Ndërkohë po dje, drejtuesit e OST-së dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) nënshkruan edhe memorandumin e bashkëpunimit për implementimin e projektit të rregullimit fuqi–frekuencë, midis dy sistemeve elektro-energjetike. Me anë të këtij memorandumi parashikohet që brenda 3 muajve të përgatitet marrëveshja mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit Shqiptar (OST) sh.a dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) sh.a.
Kufizime pa orar të
energjisë në të gjithë Tiranën
Deri në fillim të korrikut, qytetarët janë të detyruar që të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Kufizimet po aplikohen pa një orar të caktuar. Shkak për këtë mungesë të energjisë elektrike nuk është mungesa e energjisë, por remontet në nënstacione dhe linjat e transmetimit. Për pasojë, energjia elektrike do të vazhdojë të mungojë edhe gjatë ditëve në vijim. Në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se, në kuadër të remonteve të planifikuara të linjave po kryhen tre kategori remontesh, të cilat janë në koordinim me remontet e linjave në rajon. Sipas OSSH-së, ka qenë kjo arsyeja pse në të gjithë vendin ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Kështu po kryhet remont në linjat 220 kV dhe 110 kV të tensionit të lartë që kryhen nga OST, remontet e nënstacioneve që administrohen nga Njësia e Tensionit të Lartë të OSSH sh.a dhe remontet e linjave të tensionit të mesëm dhe në kabina që administrohen po nga OSSH sh.a. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, KESH nuk ka aplikuar më grafik kufizimesh të energjisë elektrike. Por edhe pse grafiku i kufizimeve nuk është planifikuar të përdoret përsëri, shumë zona të Tiranës nuk kanë drita dhe kjo si pasojë e punimeve në nënstacione. Ndërkohë drejtues të lartë të qeverisë kanë premtuar se ketë verë, zonat turistike nuk do të kenë probleme me furnizimin me energji.
Fierza
292 metra niveli i ujit në Fierzë 296 metra niveli maksimal i Fierzës 60 metër kub në sekondë prurjet e ujit 16 milionë kilovat/orë konsumi ditor i energjisë 10 milionë kilovat/orë prodhimi vendas 6 milionë kilovat/orë importi i energjisë
Aksion për ndërprerjen e energjisë
Kush nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike, do t’i ndërpritet energjia. Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) do të nisin sot ndërprerjen e energjisë për debitorët. Aksioni do të nisë në orët e para të mëngjesit dhe grupet e punës së OSSH sh.a në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Energjisë Elektrike dhe Policinë e Rendit do të nisin aksionin për ndërprerjen e energjisë konsumatorëve debitorë. Aksioni do të shtrihet në qytetet kryesore të vendit, si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Elbasan, Kavajë, Laç, Shkodër dhe Lezhë. Grupet e punës do të ndërpresin edhe lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, si dhe arkëtimin e detyrimeve të prapambetura për të gjithë kategoritë e debitorëve. Në kuadër të këtij aksioni, arkat e pagesave si dhe bankat respektive do të jenë të çelura për të lehtësuar procesin e pagesave.