Vajzat kundër Hakiut: Na fyeu më 8 Mars
Djemtë kanë vendosur që në ditën e grave t’u shërbejnë vajzave. E kanë nisur me kafen e mëngjesit, me pastrimin dhe gatimin. Ndërkohë Bertina ka qenë shumë e mërzitur me Erionin dhe ka diskutuar vazhdimisht për marrëdhënien e tij me Oltën. Ndërsa Jetmiri dhe Rezarta kanë diskutuar për lojën brenda shtëpisë dhe karakteret që u është dashur të shfaqin aty.
Bertina xhelozeAfrimiteti i Oltës me Erionin ka bërë xheloze Bertinën. Ajo mërzitet me Erionin, pasi teksa ai bënte dush, Olta qëndronte përballë tij dhe bisedonte me të. Në banjë hyn Bertina, e cila fillon përgatitjet për t’u larë edhe ajo. Olta qëndron vetëm pak, pasi ka ardhur Bertina dhe më pas largohet. Bertinës nuk i pëlqeu kjo skenë dhe fillon të ngacmohet me ironi me Erionin. Më pas ata e rihapin përsëri bisedën. Teksa janë duke ndenjur në dhomën e gjumit Erioni i thotë Bertinës: “Ku je o femër xheloze”. Bertina i thotë se asaj i vjen inat ngaqë Olta kërkon ta provokojë dhe ta ngacmojë nëpërmjet Erionit. “Të kam thënë që mos u jep shanse të tjerëve që të më ulin mua”, thotë Bertina, por Erioni nuk e pranon këtë. Erioni i thotë se ai Oltën e ka vetëm shoqe dhe puthjet që shkëmben me të janë të njëjta me të banorëve të tjerë. Biseda e tyre mbyllet pikërisht me mendimin se ata nuk kuptohen mes njëri-tjetrit.
çfarë ka midis Erionit dhe Oltës?Jetmiri dhe Rezarta bisedojnë jashtë për marrëdhënien e Erionit me Bertinën dhe përfshirjen e Oltës mes lidhjes së tyre. Rezarta i jep të drejtë Bertinës, pasi, sipas saj, Olta e sheh Erionin në një mënyrë provokuese dhe e bën vetëm për të mërzitur Bertinën. Jetmiri thotë se mendon se midis Erionit dhe Oltës ka diçka që i mban të lidhur me njëri-tjetrin. Sipas tij, ata të dy mund të kenë një njohje që jashtë, por nuk është i sigurt për këtë. Rezarta thotë se mënyra se si ka vepruar Erioni është e gabuar. Jetmiri pyet edhe një herë Erionin nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe Oltës. Erioni, pasi e mohon këtë, i kërkon Mirit që t’i shpjegojë se përse mendon në këtë mënyrë. Jetmiri i thotë se ai, duke parë sjelljen e Erionit kundrejt Oltës, mendon se ndoshta ata të dy njihen që jashtë, kanë ndonjë miqësi mes tyre, ose ndonjë njohje me vëllain e Oltës. Erioni i thotë se mes tij dhe Oltës nuk ka asnjë lidhje apo njohje të tillë.
8 MarsiBanorët në shtëpinë e “Big Brother” diskutojnë për festën e nënës, ose siç njihet në të gjithë botën dita e të drejtave të grave. Klodi hedh idenë për të shkruar një mesazh për 8 Marsin, ose pankarta siç bënë për festën e pavarësisë së Kosovës. Ideja e tij mbështetet nga të gjithë të tjerët. Kështu banorët mendohen dhe japin ide nga më të ndryshmet për një mesazh sa më domethënës për gratë e shoqërisë shqiptare sot. Ndër të tjera ata tregojnë edhe për protestën e grave më 8 Mars në Amerikë, çka solli që gratë të fitonin disa të drejta të barabarta me burrat e asaj kohe. Teksa diskutojnë dhe japin ide për të shkruar një mesazh sa domethënës aq edhe të kuptueshëm nga gratë shqiptare, banorët diskutojnë dhe bëjnë thashetheme për gratë e shtëpisë së BB. Domenika thotë se ata duhet që të shkruajnë një mesazh që të jetë edhe për banorët brenda në shtëpi. Olta mendon që të shkruajnë “mjaft poshtërimit”, duke iu referuar sjelljes së ashpër që bën Jetmiri ndaj Rezartës. Edhe një herë Domenika e quan Jetmirin maskilist. Në dhomë vjen edhe Kika dhe Erioni e të gjithë duan që mesazhi të ketë lidhje me liritë dhe të drejtat e grave. Më pas ata diskutojnë se si trajtohen gratë në disa zona të Shqipërisë. Jetmiri u thotë që në Shqipëri ka ligje dhe gratë mund të bëjnë denoncimet e tyre për keqtrajtimet apo shkeljet e së drejtës. Kundërshtimi i Jetmirit sjell një debat midis tij dhe Klodit. Ky i fundit thotë që në Shqipëri gratë trajtohen keq nga burrat e tyre dhe dhunohen, ndërsa Jetmiri thotë se gratë kanë mbrojtjen ligjore.
Jetmiri: Nuk jam ky që shfaqemJetmiri del në kopsht me Rezartën dhe diskutojnë të dy mbi lojën që po bëjnë në shtëpi dhe opinionet që kanë krijuar të tjerët për të. Jetmiri shprehet se në këtë lojë deri tani ai ka treguar aftësitë dhe karakterin e tij më të keq, pasi realisht nuk është i tillë dhe shpesh ka dalë nga karakteri e sjellja e zakonshme, duke shtuar se u është përshtatur të tjerëve, ndërkohë që ata nuk janë përshtatur me të. Ai mendon se këtë gjë e ka bërë për t’u përshtatur e për të krijuar një urë komunikimi me ta dhe shpesh është paragjykuar, bërë pjesë e fjalëve apo situatave të rënduara në shtëpi, e si pasojë në disa raste ka humbur vetëkontrollin e ka bërë sjellje që realisht nuk i përkasin. Edhe Rezarta shprehet se i ndodh që të ngrejë zërin e të bërtasë pikërisht që të tjerët ta dëgjojnë, duke e bërë të sillet ndryshe nga ajo që është.
Slogani për 8 MarsinBanorët kanë vendosur që të bëjnë diçka me rastin e 8 Marsit si për të festuar, ashtu edhe për të treguar solidaritet për protestat e bëra vite më parë për të drejtat e grave, të cilat edhe në ditët e sotme nuk respektohen. Pasi diskutojnë, ata vendosin që të krijojnë një pankartë. Marrin një çarçaf dhe me bojëra shkruajnë: “Gra! Luftoni, guxoni, kërkoni!” pikërisht për të drejtat e tyre. Ata mendojnë që duhet sqaruar se këtë gjë po e shkruajnë për të drejtat e grave, por Hakiu merr një spray dhe shkruan “Protestoni”. Ky gjest dhe kjo fjalë shkakton reagime te banorët, pasi ata po mendonin tjetër gjë. Kështu ata marrin një tjetër çarçaf, në të cilin shkruajnë vazhdimin e idesë së tyre.
Kundër HakiutNdërmjet banorëve hapet një debat më së shumti për gjestin e Hakiut, që pa diskutuar me ta e shkroi atë që mendonte. Olta shprehet se atyre, në ditën kushtuar grave, iu mohua e drejta që ta shkruanin vetë sloganin e jo më të drejta të tjera. Bashkë me Domenikën mendojnë që secila prej tyre të shkruajë individualisht atë që dëshiron nëpër bluzat që do veshin. Vajzat janë të mërzitura që mendimet e tyre nuk u dëgjuan dhe për më tepër nga gjesti i Hakiut. Olta shprehet se ai e bëri me qëllim për t’i kundërshtuar dhe ky veprim tregon shumë për të. Edhe Seldi e mbështet mendimin e saj, ndërsa të tjerët nuk shprehen hapur mbi këtë situatë. Hakiu afrohet pranë tyre dhe Olta i thotë se nuk i pëlqeu gjesti i tij, sepse deri në atë moment po bashkëpunonin e po merrnin mendime e iu duk e tepërt që ai vetëvendosi. Hakiu justifikohet se iu duk sikur diskutimi po zgjaste shumë dhe ndaj e bëri atë gjest, për të përmbyllur veprën që kishin nisur e për ta shkruar saktë nga ana gramatikore. Olta i thotë se nuk po kapet me gjestin, ndërsa Hakiu insiston se po ndodh kështu dhe ata po shfrytëzojnë çdo gjë veç për t’u kapur. “Pse po viktimizoheni?” - shprehet ai, por Olta i
a kthen se nuk po viktimizohen, por nuk janë dakord se si reagoi ai. Domenika i thotë se ai duhet të kërkojë falje e jo ta zgjasë më tej debatin, ndërsa Hakiu insiston te mendimi i fundit.
Thashetheme për HakiunKlodi, Domenika, Olta, Ada, Seldi dhe Eduardi janë mbledhur në dhomën e gjumit dhe diskutojnë me zë të ulët për Hakiun dhe debatin e ndodhur. Domenika shprehet se ashtu siç e bëri ai, meritonte që ata t’i vinin një kryq të madh çarçafit, e të bënin një tjetër, duke shtuar se çdo kush e bën si do. Ata shprehen se Hakiu po përpiqet që ta heqë nga vetja fajin e t’ua lërë atyre. Olta thotë se Hakiu, me gjestin që bëri, tregoi edhe se cili është në të vërtetë. Ajo shton se Hakiu e ka kapur personalisht me të, por të tjerët e kundërshtojnë, ndërsa ajo thotë se ai veproi ashtu për t’i goditur ata pikërisht se e pa që ata nuk ishin në formë të mirë.
Djemtë do t’u shërbejnë vajzaveEdi dhe Klodi bisedojnë për festën e 8 Marsit dhe për avantazhet që duan t’u japin femrave. Edi shprehet se ka menduar që gjatë gjithë ditës t’i lënë femrat te qeta të bëjnë çfarë të duan, ndërsa punët e shtëpisë dhe gjithçka tjetër t’i bëjnë meshkujt. Klodi thotë që dhe ai ka menduar të njëjtën gjë dhe shton që femrat le të luajnë e të kërcejnë, kurse djemtë të pastrojnë e të bëjnë për të ngrënë për vajzat. Klodi thekson që kjo gjë nuk duhet bërë vetëm nga ata të dy, por nga të gjithë djemtë e shtëpisë, përndryshe nuk do të pranojë. Edi shprehet që të tjerët të bëjnë çfarë të duan, ai do të bëjë pjesën e tij pa marrë parasysh të tjerët. Në ato momente vjen dhe Erioni, i cili sapo është ngritur dhe Edi i tregon idenë e tij për pastrimin e shtëpisë nga meshkujt dhe Erioni pranon, duke thënë që nuk është ndonjë gjë dhe aq e madhe për t’u bërë. Ata hedhin idenë që të shkojnë e t’i zgjojnë, duke iu bërë edhe kafen. Erioni shprehet që është më mirë t’i lënë të flenë dhe kush të zgjohet do t’i bëjnë kafe. Edi e vë në zbatim menjëherë planin e tij dhe pyet vajzat në dhomën e gjumit se si e preferojnë kafenë. Më pas ai del në kopsht me Domenikën dhe e komplimenton për pamjen e saj. Edi i thotë që sot ai do të jetë shërbëtori i femrave dhe do të bëjë çdo gjë për to. Pasi vajzat janë zgjuar dhe kanë dalë në kopsht, Edi dhe Klodi u shërbejnë mëngjesin dhe vajzat i falënderojnë për respektin që po tregojnë. Klodi shprehet se ai për festën e femrave gjithmonë u shërben atyre.
#