E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajzat zgjohen të parat

16/04/10 13:10

Banorët vazhdojnë të flenë dhe pse dritat janë ndezur, por disa prej tyre e kanë vërtet të vështirë për tu zgjuar pasi kanë fjetur rreth orës dhjetë të mëngjesit. Gjithsesi, Domi është e para që zgjohet dhe del në kopësht për të parë si është koha. Ajo gëzohet kur sheh që jashtë ka diell dhe qëndron tek karriket në kopësht me sy mbyllur, e thuajse vazhdon të flerë atje. Pas saj çohet Jona, e cila pasi bën një xhiro përreth shtëpisë, shkon përsëri tek krevati i saj dhe shtrihet. Klodi zgjohet, e përqafohet me Domin. Më pas Domi, Tatiana dhe Jona qëndrojnë në kopësht duke folur për produktet e kozmetikës dhe përdorimet e tyre. Vajzat bisedojnë dhe për tatuazhet dhe Tatiana shprehet se nuk i preferon aspak, ndërsa Domi thotë se ka ndërmënd ta bëjë një të tillë e Tatiana përgjigjet se nuk ia këshillon sepse është shumë e dhimbshme dhe tatuazhi nuk ka ndonjë vlerë të madhe, aq sa për ti duruar dhimbjet.
Po ashtu vajzat flasin për Erionin dhe Jetmirin, të cilët kanë qëndruar deri në mëngjes zgjuar dhe thonë se nuk e kuptojnë arsyen pse ata duhet ti bëjnë lojrat natën dhe jo ditën. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›