E Diel, 1 Nëntor 2026

Vakanca me para shteti...

 

“Bëjmë dietë, - bërtet Saliu “Rripin fort po e shtrëngojmëHamë si mi, jo si ariuÇdo shpenzim po e shënojmë...”.“Që kur erdhëm në pushtet Ju kam thënë, mos harroni,Vrimën kurrë s’ka për ta gjet’Ku të futet korrupsioni...”.“...U kam thënë sa më ra gojaPo, po, m’zuri goja lesh, Ju premtoj se do i dalë bojaKush kërkon qoft’ një peshqesh...”.“Për ma shumë nuk mban kuleta Mos shpenzoni vend pa vendDuhet t’blini biçikletaPër të shkuar në Kuvend...”.“...Do të shkoni me shërbimBukë e gjizë, trasta plotMund të nisni ta përtypniSa të mbërrini në Milot...”.Rreket këmbë e duar SalaQë t’i mbushë mendjen miletitPor mileti sheh veç si fryhen bosët e ryshfetit.Me plot afsh po flet Salia Por ne jemi si Afrika“Le t’hetojë dhe FBI-jaS’ka ç‘më bën as Amerika...”.Flet Saliu, buçet turiJepi Salë se je tamamLuan fjala porsi guriNga sabahi në aksham.Flet Saliu e tund dorënMe dy gishtat e sahatit Sa dikush i vë këmborënShakaxhiu, nxin inatit.Le të flasë për pushtetarë Ata hipin në makinëKanë fiksu në kalendarDitë pushimi në Janinë.Le të flasë sa të pëlcasëQesh ekip’ i ShëndetësisëEkskursion me para shtetiQosh më qosh t’Maqedonisë.Kanë merita në detyrëKan’ kursy lecka, sapunRelaksohen sa më mirëNga Mavrova n’Shën Naun.Varg e varg makina shtetiPa e prishur terezinëLeku çurg rrjedh nga BuxhetiDaç për naftë, daç për benzinë.Që vakanca të shkojë vajPër kto` ditë duan dietaNdreqin punët si ustai Fletë hoteli dhe bileta.Xixëllojnë “dietaxhinjtë” Milionerë, fundjavat jashtëSala, dokrra harabelash Na i shet sapun për djathë...“...Tash për ju mishi u sos Çoç ka mbetur vetëm lëngu...”Se ç’tregojnë për një pulëQë shum’ shtrenjtë e pagoi frëngu.Vargje të nënshkruara

Arbër Luznaku, Peshkopi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›