E Diel, 1 Nëntor 2026

Një popull me kaq papunësi, nuk mund të paguajë kaq shumë

 

E nderuar redaksi. Kambanat ka kohë që bien, kriza rritet, të varfrit shtohen përditë. Nuk mundet që një shtet që ka nxjerrë 1 milionë njerëz të papunë rrugëve të botës, të paguajë një çmim kaq të lartë: të paguajë një kastë qeveritarësh dhe oborrtarësh të këtij shteti me rroga super të larta në krahasim me nivelin e jetesës dhe pavarësisht kësaj, të mbajë në kurriz racionin e përditshëm të ryshfeteve pa fund.

Këtij mjerimi hajdutësh i shtohet edhe fatura që duhet të paguajmë për reklamën që S.B. i bën vetvetes.

Sa më shumë pushtetarët rrisin rrogat dhe mbushin thasët e tyre, aq më shumë mendojnë për vete dhe aq më pak për popullin që u ka besuar drejtimin dhe prosperitetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›