E Diel, 1 Nëntor 2026

"E diela shqiptare", nje dedikim per femijet

"E diela shqiptare" e kesaj jave ka nisur me nje dedikim per femijet ne rubriken e saj te pare "Pro dhe kunder" per t'u pasuruar me tej me te tjere element. Tema e diskutimit "T'u themi femijeve te gjitha te vertetat" ka vene perballe njeri-tjetrit ne panel Iris Luarasin dhe Helidon Finon me prezantuesen Ketrin Gjonca dhe mjeshtrin e orkestres Shpetim Saraci. Por ne nje teme te tille nuk kishte se si te mungonin femijet, te cilet kane dominuar pjesen me te madhe te diskutimit, te ngacmuar shpesh me delikatese e natyrshmeri edhe nga dy moderatoret Sonila Meco e Ardit Gjebrea.
E keshtu argumentet e te ftuarve te panelit jane mbeshtetur ose kundershtuar nga femijet ne menyre spontane e krejt te pafajshme, ashtu sic dine te flasin vetem ata. Jane diskutuar te vertetat e genjeshtrat, sekretet dhe perrallat, qe prinderit shpesh u tregojne femijeve.
Mes tyre ka qene edhe legjenda me e bukur, qe iu tregohet shpesh vogelusheve e ku edhe te rriturve u pelqen te besojne shpesh, pikerisht Plaku i Vitit te Ri. Nga 7 femijet e ftuar ne studio, disa prej tyre ende besonin ne ekzistencen e tij, ndersa te tjere, me te rritur duket se tashme kishin nisur te mos e besonin me kete histori. Megjithate, pavaresisht besimit, pavaresisht te vertetave dhe perrallave qe u jane treguar, te gjithe vogelushet nga studioja e programit "E diela shqiptare" i kane derguar nga nje leter Babagjyshit, ku kane shprehur deshirat e tyre. Lidhja direkte me Babagjyshin, nga Poli i Veriut, duket se i ka vene serish ne dileme vogelushet, qe gjithsesi jane mrekulluar nga dhuratat, qe pas disa minutash kane mberritur ne studio. Avione, makina, kukulla e madje edhe nje qenush i vertete jane kthyer ne deshira te realizuara ne boten feminore te femijeve. E pra, duket se fshehja e te vertetes per ekzistencen e Babagjyshit duket se i zbukuron me shume ditet e femijeve ne prag te festave te fundvitit, duke lejuar keshtu prinderit, te justifikojne edhe disa genjeshtra, qe jemi mesuar t'i quajme te bardha, por qe e mbushin jeten e vogelusheve me me shume gezim. E ne fakt e diela e kesaj jave, ka vijuar te kete elemente te tjere, qe lidhen me jeten e femijeve. e ftuara speciale e Gjebrese dhe Mecos ka qene pikerisht nje pediatre, Linda Spahia, e cila ne kete program, pervec dashurise per profesionin ka shpalosur edhe nje tjeter pasion, ate per folklorin dhe etnografine shqiptare, si koleksionuese vecanerisht e veshjeve te tabanit popullor.

"Te lumshin duart"
Edhe kete jave nuk mund te mungonte rubrika "Te lumshin duart", qe tashme po shkon drejt fundit. Java e ardhshme do te shpalle edhe fituesen mes amvisave, qe per disa te diela me radhe kane konkurruar, jo vetem per te risjelle vlerat e kuzhines shqiptare, por edhe per trofeun prej 15 mije eurosh, nje kuzhine nga Murebest.

Aleksander Gjoka perlotet nga emocionet
E dinte, qe ne skenen e programit "E diela shqiptare" e prisnin nje sere surprizash, por kengetari Aleksander Gjoka nuk e kishte menduar, qe aty do te perlotej. Ne fakt gjithcka ka nisur me nje emocion te madh, qe artisti i njohur nuk ka mundur ta perballoje, kur ne telefon degjoi zerin e vajzes se tij Xhoi e per me teper, kur ne ekran permes web-kamerave ka pare imazhin e saj. E ka pranuar hapur, qe vajza eshte dobesia e tij, ndaj nuk ka mundur t'i ndale emocionet, shoqeruar edhe me ndjenja humori, ne momentin, kur ne telefon eshte pergjigjur bashkeshortja e tij Rita.
E natyrisht mes kujtimeve dhe nostalgjise, kengetari iu eshte rikthyer krijimeve te vjetra, te cilat jane pritur me duartrokitje te gjata nga publiku I pranishem ne salle. Por bashke me Sandrin, sic e therrasin ata, kane hyre ne skene nje pasi tjetrit plot surpriza disa nga miqte e tij te dikurshem, mes te cileve edhe Redon Makashi e Dashnor Diko, por edhe nipi i tij Renisi apo djemte, me te cilet dikur ata kishin krijuar grupin X. Kenget, miqte dhe kujtimet kane sjelle emocione te jashtezakonshme per vete te ftuarit, por edhe per publikun ne skenen e programit "E diela shqiptare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›