E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boris Johnson fiton mandatin e dyte ne krye te Londres

Boris Johnson ka fituar një mandat të dytë si kryetar i bashkisë së Londrës, duke mundur rivalin laburist Ken Livingstone me tre për qind më shumë, pas një gare më konkurruese nga sa mendohej. Johnson fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi në të parin nuk arriti të siguronte më shumë se 50 për qind të votave. Liberal-demokrati Brian Paddick pa t’i binte numri i votave dhe u spostua në vendin e katërt nga Green Jenny Jones, ndërsa vendi i pestë i takoi kandidatit të pavarur Siobhan Benita. Fitorja e zotit Johnson vjen pas një nate të zymtë elektorale për konservatorët në Angli, Skoci dhe Uells, pasi laburistët kishin marrë kontrollin e 32 këshillave bashkiakë.

Laburistët panë gjithashtu një ngritje të votave në Londër, në zgjedhjet për Asamblenë, por shumë nga votuesit duket se ndëshkuan Ken Livingstone kur duhej të zgjidhnin kryebashkiakun.Johnson fitoi 44 për qind të votave në raundin e parë, kundrejt 40 për qind të Livingstone, ndërsa në raundin e dytë ai siguroi 51.5 për qind të votave kundrejt 48.5 për qind të kandidatit laburist, duke e bërë rezultatin e garës më të ngushtë se në zgjedhjet e vitit 2008.

Në fjalimin e tij pas fitores, zoti Johnson deklaroi se: “Do të luftoj për një marrëveshje të mirë mes londinezëve nga qeverisë, që do të na ndihmojë të përhapim prosperitetin për këdo në këtë qytet”.Jonson ashtu siç dhe ishte parashikuar nga sondazhet paraprake arriti të sigurojë një fitore masive, ndërsa u kritikua mjaft nga mediat për fushatën e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›