Part-time, nisin sot regjistrimet per kuotat bosh
Universiteti i Tiranes ka ende 478 kuota bosh per sistemin me kohe te pjesshme. Sipas nje urdhri te Ministrise se Arsimit, keto kuota do te plotesohen duke nisur nga sot, ku rihapen regjistrimet. Kandidatet qe kane depozituar me pare dosjet e tyre ne sekretarite mesimore te njesive kryesore te Institucioneve Publike te Arsimit te Larte duhet t'i plotesojne serish ato me dokumentin e percaktuar. Ne qofte se kandidati fitues nuk ka deftese pjekurie, duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/ Zyren Arsimore perkatese. Po keshtu, edhe nje dokument me listen e notave te leshuar nga Arkiva e Shtetit dhe te sigluar ne DAR/ZA. Kandidatet qe do te regjistrohen ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme, ne nje program te dyte studimi, te dorezojne ne sekretarite mesimore edhe diplomen universitare. Me 9 janar Universiteti i Tiranes do te shpalle dhe do te afishoje listat e te gjithe aplikanteve, te renditura sipas rendit zbrites te pikeve, duke evidentuar kandidatet fitues. Nderkohe, persa i perket regjistrimit te fituesve ato do te kryhen nga data 11 ne daten 14 janar, nga ora 08:00 ne oren 16:00 prane sekretarive mesimore.
Dokumentacioni i nevojshem per aplikantet eshte:
fotokopje te noterizuar te defteses se pjekurise se shkolles se mesme, ose fotokopje te noterizuar te ndonje diploma tjeter studimi te fituar jashte vendit, te vleresuar te barasvlefshme me te.
Dokument identifikimi (karte identiteti ose pasaporte). Ne dosje te mbahet fotokopja e kartes se identitetit ose pasaportes.
2 fotografi personale.
Mandat arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.500 leke.
Deklarate qe verteton se kandidati nuk ndjek ndonje program tjeter studimi me kohe te plote ose me kohe te pjesshme.