Vale Rosi-Dukati, "martesa" më pranë
Valentino Rosi është drejt largimit nga Jamaha dhe prodhuesi japonez i motorëve e ka të qartë. Mendohet se piloti i mirënjohur italian do të vazhdojë karrierën te Dukati dhe Jamaha kërkon që të ndahet nga "Doktori" me titullin e katërt botëror në garat e MotoGp. Arsyeja e "divorcit" duket se është pikërisht spanjolli Horge Lorenco, shoku i skuadrës, i cili është edhe ndjekësi më i afërt i Rosit (diferenca 18 pikë), kur kanë mbetur edhe tri gara nga mbyllja e kampionatit 2009.