Mançini, ofertë milionere nga Anglia
Roberto Mançini, pasi ka marrë një ofertë milionere nga klubi i Notts County-t të kategorisë së tretë angleze, i ka kërkuar mikut të tij dhe njëkohësisht drejtorit të kësaj skuadre, Sven Goran Erikson, t‘i organizojë një takim kokë më kokë me shefat misteriozë të "Munto Finance" (shoqërisë që ka mazhorancën e Notts County), para se të pranojë pankinën e klubit të "League 2". Mësohet se oferta e bërë për të i kalon 13 milionë eurot për 5 vite. Tashmë pritet vetëm përgjigjja e drejtuesit suedez, që tratativat të japin rezultatet konkrete.