E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxhi, kontakte me sllovenët e Kuper

Kuperi kryeson bindshëm Ligën 1 sllovene të futbollit dhe klubi ambicioz ka filluar të mendojë për Ligën e Kampioneve. Përforcimi më i mirë në merkato? Luçiano Moxhi, një "magjistar" në ndërtimin e skuadrave solide pa shpenzuar shifra të çmendura. Disa javë më parë, Moxhi, i cili në vitin 2006 u skualifikua për pesë vjet nga futbolli italian, por mund të punojë në vendet e tjera europiane, ndodhej në stadiumin "Src Bonifika", përkrah drejtorit sportiv, Miran Pavlin dhe trajnerit Milivoj Bracun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›