2 milionë kërkesa për 14 mije bileta

Dy milionë bileta u kërkuan nga tifozët gjermanë për vetëm 14 mijë e 400 biletat e vlefshme për tri ndeshjet e para të formacionit të Joakim Lëv në ndeshjet në grupe të Euro 2008-s në Austri. Pas suksesit në Kupën e Botës 2006, ku Gjermania doli e treta, kërkesat janë të jashtëzakonshme për ndeshjet kundër Polonisë (8 qershor), Kroacisë (12 qershor) dhe Austrisë (16 qershor). Problemet janë të mëdha, pasi stadiumi "Hypo Group Arena" mban vetëm 32 mijë shikues, ndërkohë që Federata Gjermane e Futbollit ka në dorë vetëm 14 400 bileta.