E Diel, 1 Nëntor 2026

Elis Guri, i treti si Sportisi i vitit në Bullgari

Elis Guri

Elis Guri ka zënë vendin e tretë si Sportisti i Vitit në Bullgari. Në votimin e gazetarëve vendin e parë e ka zënë mundësja femër Stanka Zlateva dhe vendin e dytë notari Petar Stoychev. Mundësi shqiptar, që prej më shumë se një viti garon për vendin tjetër ballkanas (pasi ka marrë pasaportën bullgare), ka fituar këtë vit medaljen e artë në kampionatin botëror të mundjes dhe ishte futur në listën e kandidatëve për këtë trofe.

Ai është larguar nga vendi ynë pas konflikteve që ka patur mundja shqiptare (asokohe me dy federata dhe e përçarë), duke bërë që Shqipëria të humbasë një talent në sportin e mundjes, i cili sot po i dhuron Bullgarisë medalje dhe fitore, ndërkohë që është rritur në vendin tonë. Ceremonia e dorëzimit të trofeut është bërë dje dhe Guri është shprehur i kënaqur me këtë triumf, ndërkohë që ai ka siguruar edhe kualifikimin direkt për në Lojërat Olimpike Londër 2012.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›