Rama Rrjedhja e Islamit edhe si sebep i imi Mejdani nuk kam nevoje ti kerkoj leje

Nisur nga deklaratat e deputetit Islami i cili ne konferencen per shtyp pas marrjes se vendimit te perjashtimit nga PS deklaroi se ky vendim nuk erdhi si pasoje e thyerjes se vendimeve te grupit por thjesht ishte nje shkak i gjetur nga kreu socialist Rama theksoi se - Nese eshte nje sebep eshte nje sebep qe e krijoi ai vete.
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje ne emision Debat te gazetarit Alfred Peza ne Vizion Plus se perjashtimi i deputetit Kastriot Islami nga PS-ja erdhi jo vetem si shkak i thyerjes se vendimit te grupit parlamentar por edhe si nje menyre reagimi ndaj kundershtive te ketij deputeti ndaj menyres se si kryesocialisti po e drejton forcen me te madhe opozitare. Nisur nga deklaratat e deputetit Islami i cili ne konferencen per shtyp pas marrjes se vendimit te perjashtimit nga PS deklaroi se ky vendim nuk erdhi si pasoje e thyerjes se vendimeve te grupit por thjesht ishte nje shkak i gjetur nga kreu socialist Rama theksoi se - Nese eshte nje sebep eshte nje sebep qe e krijoi ai vete. Kush eshte Islami qe paska te drejte te sfidoje te gjithe grupi duke u larguar nga salla. Nuk eshte askush me shuam se sa te gjithe deputete e tjere socialist. Ai qe nuk respekton vendimin fyen grupin parlamentar por mbi te gjitha nuk nderon mandatin qe ka marre nga populli opozitar tha ai. Me tej lidershipi socialist pohoi se vendimi i grupit per marrjen e masave erdhi pas nje anomalie qe kaloi PS ne dy vitet e fundit. Sipas Rames qe nga dita e votimit te guvernatorit te Bankes se Shqiperise ku rrodhen votat e opozites grupi parlamentar vendosi qe te merren masa ndaj thyerjes se vendimeve. Islami shkeli vendimin e grupit per llogari te tij. Eumlshte e vertete qe ne keta dy vjet PS ka jetuar me nje anomali te brendshme dhe deshira dhe vullneti e bindja ime e te tjereve ka qene krijimi i kushteve per rikompozimin te forces sone politike dhe per ngjitjen e asaj frakture qe u krijua pas zgjedhjeve te vitit 2009. Pasi u shfaq kjo fryme me kongresin e 5 nentorit dhe pas votimit per guvernatorin te Bankes se Shqiperia grupi parlamentar ka bere nje mbledhje me bindjen se eshte momenti per te filluar nga nje ore zero. Eumlshte rene dakord qe nga ketu e mbrapa do te bindemi bashkerisht per domosdoshmerine nje respekti ndaj vendimit te shumices. Kur eshte marre votimit politik per te votuar kandidaturen e KLSH-se eshte thene qartesisht se prania dhe vota kunder jane detyrim i cdo deputetit. I vetmi qe e theu kete vendim pas asnje arsye te justifikuar i cili vendosi te largohej nga grupi parlamentar socialist pohoi Rama.
Mejdani
Nje tjeter ceshtje e trajtuar dje nga kreu i PS ishte edhe ajo qe lidhej me polemikat e fundit te lindura mes tij dhe ish-Presidentit Rexhep Mejdani ku Rama nuk nguroi te theksonte se reagimi i tij ishte legjitim. Eumlshte per tu habitur kur dikush qe ushqen ne menyre te vazhdueshme frymen e debatit reagon ne menyre disproporcionale kur nga ana tjeter ka nje opinion qe nuk pajtohet me opinioni e tij. Une ne reagimin tim nuk shoh nje polemike. Une i jam referuar nje teresie opinionesh te shprehur kohe pas kohe nga Mejdani. Ky eshte nje opinion qe une nuk jam dakord dhe i ftoj ata qe e kane kete opinion te reflektojne tha Rama. Nga ana tjeter ne lidhje me deklarata e Mejdanit i cili ishte shprehur se nuk ishte vene ne dijeni nga kryesocialisti per postin ne keshillit e te urteve Rama theksoi se ai nuk kishte nevoje te merret leje nga ish-Presidenti i vendit. Une nuk i kam pyetur as ata qe jane perfshire ne kryesine socialiste. Presidenti Mejdani eshte anetar i Asamblese Kombetare dhe nuk shoh pse duhet te kerkoja leje per ti perfshire ne kete keshill u shpreh ai.
Politika e PS
I pyetur ne lidhje me pikepyetjen nese politika e re qe po ndjek PS-ja eshte e njejte me ate qe kerkoi Levizja per Mendim Ndryshe ne dy vite Rama theksoi se- Besoj se historia e transformimit te PS-se dhe rrugetimit tone per nje politike te re per Shqiperine eshte pak me e gjate se dy vjet. Situata ku ne gjendemi sot eshte mjaft e ngjashme kur ishim ne nismetaret e nje procesi qe krijoi kushtet e marrjes se fteses per ne NATO. Ishte dialogu politik qe krijoi per here te pare ne gjithe keto vite tranzicion disa kushte dhe nje klime te re politike. Sot jemi kthyer ne rrugen tone te natyrshme te nje politike te re te transformimit te vendit sepse grabitja e zgjedhjeve ne Tirane ka treguar se problemi i shqiptareve jane zgjedhjet. Ne keto kushte ne kemi ristartuar mbi kursin e ri politik. Nga ana tjeter lidhur me rikandidimin e tij te katert ne garen e bashkise se Tiranes i kritikuar jo vetem nga mazhoranca por edhe nga vete opozitaret Rama pohoi se ndoshta ai edhe ka bere nje gabim me kete kandidim. Arsyet e rikandidimit tim jane te njohura por kur koha shkon dhe gjykimet bazohen jo vetem mbi parashikimet por mbi ate qe ndodhi ndoshta.... deklaroi ai. Ndersa lidhur me rrjedhjet e fundit ne PS si ato te Seserit apo Meksit Rama nuk pranoi ti cilesonte si te tilla por se sipas tij keto largime nga selia roze kane ardhur ne mirekuptim. Nese Kastrioti ka rrjedhur nuk behet fjale per rrjedhje tonen. Une lus me gjithe zemer qe Majko te shkoje ne OKB qe te perfaqesoje te gjithe shqiptaret ashtu sikunder ne rastin e Meksit nuk behet fjale per konceptin e rrjedhjes ne PS. Per te ka qene nje vendimmarrje e konsultuar me Ermelinden. Nga ana tjeter Rudina pati nje sere problemesh qe u zgjat realisht dhe krejt ne mirekuptim kur ju be asaj e pamundur dhe ne e pamundur qe te bashkejetonim me qendrimin larg parlamentit ajo dha doreheqjen me dinjitet deklaroi kreu i PS-se Edi Rama.
Islami Me Ramen ne krye PS ne opozite deri ne 2021
Deputeti Kastriot Islami deklaroi dje i ftuar ne emisionin Zone e Lire te gazetarit Arjan Cani ne TV Klan se sulmet e kryesocialistit ndaj atyre qe mendojne ndryshe ne PS dhe mungesa e aftesise se ketij te fundit per te bashkuar te majten tregojne se forca me e madhe opozitare do te qendroje ne postin aktual edhe per shume kohe. Mejdani e ka thene qarte per bashkimin e se majtes. Ne qofte se nuk bashkohen te majtet nuk kane asnje shans. Ata mund te rrine me Ramen dite e nate. Ai do prese ne 2013 2017 2021 por nje e majte e percare nuk ka shans te fitoje ne zgjedhje tha Islami.