Plagoset me armë, polici rrugor në rrezik për jetën

Ilustruese
Një efektiv i Policisë Rrugore ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në kryeqytet. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë për Shekulli-n se Naim Hyska është qëlluar në kokë me armë zjarri në zonën e njohur si 21 dhjetori pranë banesës së tij.
Forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes ndërkohë që i plagosuri është nisur me urgjencë në Spitalin Ushtarak.
Sipas të dhënave të para, efektivi i rendit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa shkaqet e ngjarjes dhe autorët e saj pritet të zbardhën në orët në vijim.
Ndërkohë, plagosja e rëndë mësohet të ketë ardhur për shkak të detyrës.