Dëshira e SHBA-së për popullaritet

Ndoshta shpërblimi me çmimin Nobel i presidentit amerikan, Barack Obama, do të ketë si rezultat shtimin e papritur të dashurisë për SHBA-në, por Asociacioni Amerikan i Shkencave Politike (APSA) është i mendimit se problemi i imazhit të SHBA-së është më i thellë: ekipi i punës i kësaj organizata ka ardhur në përfundim se reputacioni i SHBA-së në botë po përballet me telashe.
I kryesuar nga Jeffrey Legro, nga Universiteti i Virginias, ky ekip i punës publikoi një raport, i cili konstaton reduktimin e vullnetit të njerëzve anembanë botës që të shprehin vlerësime pozitive për SHBA-në dhe nivelin e kënaqësisë në radhët e amerikanëve për reputacionin e SHBA-së në botë.
Në shtator të vitit 2008, 83 për qind e amerikanëve theksuan se përmirësimi i reputacionit të SHBA-së në botë është një synim tejet i rëndësishëm i politikës së jashtme të SHBA-së.
Në ndërkohë, duke filluar që nga viti 2002, popullariteti i SHBA-së në botë ka shënuar rënie të vazhdueshme, në veçanti në Evropë.
Numri i gjermanëve që kanë qëndrime pozitive për SHBA-në ka rënë nga 60 për qind, sa ishte në vitin 2002, në 31 për qind në vitin 2008. Në vendet e tjera, qëndrimi pozitiv për SHBA-në në Indonezi ishte 60 për qind në vitin 2002, ndërsa në vitin 2003 ra në 15 për qind.
Në vitin 2004, qëndrimi pozitiv u ngrit sërish në 30 për qind, pasi që SHBA-ja u siguroi ndihma masive viktimave të cunamit, i cili goditi Indonezinë në dhjetor 2004. Madje edhe në Japoni është shënuar një rënie nga 72 për qind në 50 për qind. Në Lindjen e Mesme, popullariteti i SHBA-së është i ulët në të gjitha shtetet, duke përjashtuar këtu Izraelin dhe Libanin.
Në raportin e APSA-s është vëzhguar edhe mënyra e votimit në OKB, për të kuptuar gatishmërinë e shteteve për të mbështetur iniciativat e SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme, duke e shfrytëzuar këtë si një indikator për popullaritetin e SHBA-së.
Në pjesën më të madhe të rajoneve, vota në favor të rezolutave të SHBA-së ka shënuar rënie të vazhdueshme që nga viti 1945, me një ngritje të përkohshme në vitet 80 dhe 90, në periudhën kur përfundoi Lufta e Ftohtë.
Lajmi i mirë për ata që brengosen për reputacionin e SHBA-së është se qëndrimi i favorshëm ka shënuar një rritje gjatë vitit 2009, duke përjashtuar këtu Lindjen e Mesme. Për këtë në masë të madhe ka ndikuar popullariteti i presidentit amerikan, Barack Obama, i cili është tejet i popullarizuar në Evropë.
Në vitin 2008, mbështetja për George Bushin në Gjermani ishte vetëm 12 për qind, ndërsa për Obamën në vitin 2009 ishte 92 për qind. Në anketën në vitin 2008, qëndrimin më të favorshëm për Bushin e kishin Polonia dhe Rumania, ku përkrahja për të arrinte në 44 për qind.
Kjo përkrahje u shtua edhe më shumë për Obamën, në 58 për qind në Rumani dhe 55 për qind në Poloni.
Megjithatë, një faktor tjetër në nivelin e popullaritetit të SHBA-së, është edhe besueshmëria. Nëse shikohet baraspesha e fuqisë ushtarake në Evropë, në vitet 90, atëherë nxirret konstatimi se shtetet evropiane, të cilat kanë qenë të brengosura për të ndalur gjakderdhjen në Ballkan, kanë qenë në gjendje që këtë ta bëjnë edhe vetëm, pa ndihmën e SHBA-së.
Por diktatori serb, Slobodan Miloshevic, nuk iu kushtoi rëndësi këtyre kapaciteteve, duke pasur parasysh ngurrimin e Evropës për ti shfrytëzuar ato.
Por a është besueshmëria gjithmonë element i qëndrueshmërisë? Mungesa e besueshmërisë do të reduktojë reputacionin global të shteteve, por nuk është e thëne që besueshmëria e madhe ta shtojë domosdo atë.
Kur SHBA-ja fillon të angazhohet për gjërat që mbështeten nga amerikanët dhe të tjerët, atëherë ekziston mundësia që të lëvizet përpara në fushën e popullaritetit. Por nëse SHBA-ja angazhohet për gjëra, për të cilat amerikanët janë të mendimit se janë të këqija, siç ishte për shembull rasti i abuzimit të të burgosurve në burgun Abu Ghraib në Irak, atëherë bie popullariteti i saj dhe me këtë pajtohet edhe pjesa më e madhe e amerikanëve.
(Weekly Standard)