E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Moro: Çështje e brendshme e Shqipërisë

Ajo thotë se është një çështje e brendshme e politikës shqiptare emri i kandidatit që do të zëvendësojë Bamir Topin në karrigen më të lartë të shtetit.

“Është e pamohueshme se funksionet e Presidentit të Republikës janë të rëndësishme. Por për sa i përket çështjes se cili duhet të jetë  kandidat ose cilin person duhet të mbështesin partitë, këto janë çështje që lidhen me politikën e brendshme të Shqipërisë dhe unë nuk kam asnjë mendim për të shprehur në këtë drejtim”, ka deklaruar Moro.

Diplomatja e lartë franceze flet me tone të përmbajtura për marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament, duke theksuar se Bashkimi Evropian pret rezultate konkrete për të vlerësuar në vjeshtën e këtij viti nëse do t’i jepet apo jo Shqipërisë statusi kandidat. “Ajo që Bashkimi Evropian pret nga Shqipëria, është që të përparojë për sa i përket një marrëdhënieje akoma më të gjerë bashkëpunimi mes forcave politike në kontekstin e pikësynimit kombëtar, çka kërkon ndryshime të rëndësishme për përgatitjen e vendit për anëtarësimin e ardhshëm”, ka thënë ajo për “Panoramën”.

“Pikësynimi kryesor i bashkëpunimit dypalësh është mbështetja e Shqipërisë në kuadrin e këtyre dymbëdhjetë prioriteteve kyçe. Mund të përmend në veçanti bashkëpunimin për mirëfunksionimin e Parlamentit, reformën në Drejtësi, modernizimin e administratës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shtoi më tej. /Start/

                                                                                             2012-01-05 11:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›