Valë ndryshimesh në qeverinë e Malit të Zi
Një valë e re ndryshimesh ka përfshirë qeverinë e Malit të Zi, pas dorëheqjes së kryeministrit Milo Gjukanoviç.
Ministri i Ekonomisë, Branko Vujoviç, deklaron se do të largohet nga detyra, ndërkohë që mediat vendase thonë se vendin e tij do ta zërë Vladimir Kavariç. Gjatë një mbledhjeje të qeverisë, Vujoviç deklaroi se nuk është më i gatshëm për të vazhduar detyrën, dhe për momentin nuk ka menduar ndonjë angazhim të ri.
Nga qeveria e Malit të Zi është larguar edhe ministri i Bujqësisë, Milutin Simoviç, si dhe ministri i Turizmit, Predrag Neneziç. Detyrën e ministrit të Financave, që deri më tani e ka mbajtur kryeministri i ri Igor Luksiç, do ta marrë Milorad Katniç.
Ndryshimet në qeverinë e Malit të Zi erdhën pas dorëheqjes së kryeministrit Milo Gjukanoviç. Qeveria e re pritet të votohet në parlament javën e ardhshme.