E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i ka bllokuar hetimet për të pagjeturit

Shpresat e familjarëve të mbi 1 800 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë po vijnë gjithnjë e duke u zbehur.
Misioni i EULEX-it ka ndërprerë procesin e identifikimit të skeleteve që gjenden në morgun e spitalit të Prishtinës, ndërkohë që eshtrat e qindra të tjerë mendohet se ndodhen në varre masive në Serbi.

Eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, shprehet i shqetësuar për ndaljen e kërkimeve, duke denoncuar publikisht këtë fakt.

“Unë si drejtor i departamentit mund të them se këtë vit jemi izoluar komplet nga kjo çështje, edhe pse jemi brenda kërkesës sonë. Nga zoti Robinson i EULEX-it jemi larguar pa asnjë sqarim”, ka deklaruar Gërxhaliu për mediat kosovare.

Ai thotë se ka informuar institucionet ndërkombëtare për këtë çështje, dhe tani pret një përgjigje konkrete. Ndërkaq, kryetari i komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, thotë se për këtë çështje i duhet bërë presion Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›