E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria ka ekzekutuar pilotët e aeroplanit të rrëzuar turk?

Dy pilotët të aeroplanit ushtarak turk, që e rrëzoi mbrojtja kundërajrore siriane më 22 qershor, nuk janë vrarë gjatë sulmit të fluturakes, siç është menduar deri më tani, por janë shpëtuar, janë marrë në hetuesi dhe pastaj janë likuiduar nga pjesëtarët e shërbimit të inteligjencës së Sirisë, pohon televizioni saudit Al Arabia, duke iu referuar një "raporti të fshehtë".

Sipas televizionit, bëhet fjalë për raport që shefi i njësitit sirian për operacione speciale, gjenerali Hasan Abdel Rahman ia ka dërguar drejtpërdrejtë presidentit të Sirisë, Bashar al Assad.

Në dokument gjoja pohohet se dy pilotë janë marrë peng nga pjesëtarët e inteligjencës ushtarake siriane, pasi që aeroplani i tyre luftarak është rrëzuar, në "operacion të bashkërenduar me njësitet e bazës detare ruse në qytetin Tartus".

Sipas raportit, dy pilotët kanë marrë trajtim të pengjeve ushtarake dhe janë marrë në pyetje në lidhje me rolin e Turqisë në mbështetje të Armatës së lirë kryengritëse siriane, e cila lufton për rrëzimin nga pushteti të presidentit Assad.

Në bazë të informacioneve dhe rekomandimeve të udhëheqësisë ruse është lëshaur urdhër për likuidimin e dy pilotëve turqë, pas së cilës trupat e tyre janë kthyer në vendin ku është rrëzuar aeroplani në ujërat ndërkombëtare, pohoi televizioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›