E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia mund të lërë David Vilën për brazilianin Keirrison

Vlancia - Në Angli po përflitet shumë për një lamtumirë të David Vilës nga skuadra e Valencia në Spanjë. Së fundmi e përditshmja Daily Mirror flet për një hedhje në sulm të Mançester Sitit dhe Çelsit për të marrë shërbimet e kampionit të Europës. Klubet angleze janë të gatshme për të derdhur një shumë të madhe parash për bindur klubin spanjoll të lërë të lirë sulmuesin në fjalë.

Ekziston mundësia e zëvëndësimit të Vilës me sulmuesin brazilian të Kortibas, Keirrison. Vetë braziliani ka deklaruar për Globo: “Nuk kam patur asnjë kontakt me Realin e Madridit. Oferta e fundit e vërtetë është ajo e Valencias, e cila është duke lëvizur me shpejtësi. Bëhet fjalë për një klub të madh në Europë, dhe mua personalisht më pëlqen të luaj në Spanjë”.

Valencia shpreh gadishmërinë për t’i dhënë klubit brazilian shifrën prej 18 milionë eurosh, për të cilën ata kanë vendosur të lëshojnë futbollistin. Për Keirrisonin, i cili ka shënuar 20 gola në kampionatin brazilian, interesohet edhe Liverpuli në Angli, dhe pas Palermos në Itali, interes ka shfaqur së fundmi edhe skuadra e Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›