Valentina Hoxha, Ju rrëfej ankthin e gruas së pilotit
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Ëndrrat vajzërore të saj u lidhën me fluturimin një herë e përgjithmonë. Vajza tiranase Valentina, ka të lidhur me qiellin të gjithë vitet e jetës së saj: lumturinë dhe fatkeqësinë. Të dyja nëpërmjet të shoqit, pilotit-hero, Idriz Hoxha. Në duart e saj, një varëse çelësash me një avion- miniaturë, është kthyer në një hajmali që i jep forcë të vazhdojë jetën. Aty është e gjithë esenca e DASHURISE.
Ndërsa nis të na tregojë për 14 vitet përkrah burrit të saj, buzëqeshjet e mallit dhe lotët këmbehen papushim me njëra-tjetrën. Vallë çfarë kujton më tepër Valentina: Lumturinë që i dhuroi jeta me një pilot, apo hidhërimin që la pas ikja e tij në moshtë të re? Por sa më e madhe ka qenë lumturia, aq më e rëndë ka qenë edhe humbja. Ndaj, kur rrëfimi vjen në këtë pikë, bëhet i vështirë. E ngacmuam plagën e kësaj gruaje e pastaj nuk i ndalnim dot më kujtimet që i dilnin nga zemra. Pas kaq shumë kohësh, Valentina merr guximin të tregojë detajet. Ndërsa dilema jonë ishte: Po a ia vlente vallë, të ngacmoje plagën e një njeriu, për të realizuar një speciale në kujtim të veprës së pilotëve të atdheut?... Më poshtë po japim intervistën e dhimbshme që realizuam me Valentina Hoxhën.
-Sa vjet martesë keni dhe si u njohët me burrin tuaj? Kur e morët vesh se ishte pilot, cili ishte reagimi? Çfarë menduat?
Kisha 14 vjet martesë me burrin tim. Jam martuar e re, 19-20 vjeçe. E takova tim shoq rastësisht. Ai ishte me një shokun e tij, pilot, Sabri Koçin, që më vonë është vrarë edhe ai. Sabriu ishte njëherësh njeriu im. Ka qenë viti 77 kur u njohëm. Ishin vite shumë të bukura për aviacionin dhe ne vajzat e Tiranës i shihnim pilotët me një lloj adhurimi. Kur u njoha me Idrizin, më ra në sy se ishte një djalë shumë simpatik, një djalë i gjatë dhe i sjellshëm
-A vije re ndonjë tipar të pilotit në karakteristikat e tij?
Po, tip krenar dukej, ngaqë fluturonin dhe e kishin qiellin të tyren, u dukej se edhe bota poshtë është e tyre. Ishin shumë të qeshur, të çiltër.
-Nuk dije shumë për këtë profesion besoj…
Dija pak, sepse kisha babain që punonte në Rinas, por jo pilot. Kur u njoha tamam me Idrizin, unë fillova ta dashuroj si ai, armën e aviacionit. Pastaj, unë kam patur një fat se kam punuar në Meterologji tek parashikimi i kohës dhe sa herë që pilotët ishin në fluturime, merreshin të dhëna sinoptike për sot, për nesër në të gjitha aerodromet e Shqipërisë. Sa herë na kërkoheshin këto të dhëna, unë e dija që Rinasi kishte fluturim. Dilja në tarracën e Sinoptikës dhe mbaja kokën lart kur kalonin pilotët
-Ishe e fejuar në këtë kohë?
E martuar Na kishte lindur edhe vajza e madhe
-Kishit merak? I njihnit rreziqet e profesionit të pilotit?
Unë e pyesja sa herë si dolët në fluturim, por nuk e dija në fillim rrezikun. Në vitet e para të martesës nuk e kam ditur rrezikun e këtij profesioni, edhe pse kisha frikë të mendoja veten në fluturim. (Kemi fluturuar me helikopterët e Farkës për qejf dhe ishte vërtet kënaqësi, aty nga viti 85, kur erdhën ca helikopterë nga Franca. Na morën pilotët e Farkës ne të parashikimit të Sinoptikës dhe bëmë një shëtitje mbi Tiranë. Ndjemë kënaqësi, por kur zbret, të kap frika. Por imagjino se sa shpejt fluturon avioni luftarak…
Unë nuk jam specialiste, por thonë se avioni ka dy momente të vështira: ngritjen në ajër dhe uljen kur lëshon rrotat në tokë. Thonë pilotët se në këto dy momente, duken cilësitë e pilotit.
-Pra, kur e mësuat se ky profesion nuk është vetëm i bukur, por ka edhe risqe?
Në vitet 80 ndodhi një aksident në Rinas. U vra kushëriri im, që ishte shok i ngushtë i burrit, Sabri Toçi, u vra bashkë me Armando Gjokën. Aty, nga ai moment, e kam ndjerë rrezikun e profesionit dhe sa herë që Idrizi kishte fluturim, e kam pasur shumë të vështirë pritjen, derisa ai të kthehej në shtëpi.
-Sa zgjaste kjo kohë ankthi pritjeje?
Ata niseshin në mëngjes në punë dhe vinin pasdite. Unë prisja si të gjitha gratë e pilotëve, me siklet, gjithë ato vite me siklet. Por kur ishin fluturimet natën, ka qenë më e tmerrshme, nisnin në muzg dhe mbaronin në 2 të natës. Duke qenë tek Meteorologjiku, ne çdo tri-katër orë jepnim të dhëna meteorologjike. Unë isha atje teknike vrojtuese, teknike në hartë ku merrnim të dhëna nga e gjithë bota.
-Kur kishte qielli re, a anuloheshin fluturimet?
Jo. Bëheshin fluturime edhe në re, i dëgjoja.
-I ke thënë ndonjëherë burrit, që sot mos fluturo sepse nuk është kohë e mirë apo se kam parë një ëndërr?
Jo, absolutisht jo. Jo vetëm kaq. Por, në atë kohë ka pasur një rregull. Një natë para se të ishte ditë fluturimi, e kishim porosi nga doktori i repartit, që sado fëmijët të ishin të sëmurë, çfarëdo halli e problemi të kishte familja, piloti nuk duhej të shqetësohej në asnjë moment. Unë me netë të tëra, me dy vajzat e vogla me temperaturë, i merrja dhe i çoja në kuzhinë, e gdhija gjithë natën pa e shqetësuar burrin, sepse e dija që ai kishte fluturim dhe duhet ta bënte gjumin tamam. Ai nisej për punë dhe unë i hiqja çdo merak, i thosha do ti vizitoj fëmijët…Por kjo nuk do të thotë, se ai nuk e ruante shqetësimin përbrenda, edhe pse nuk e shfaqte..
-Thonë pilotët se mungesa e përqëndrimit dhe shqetësimi në timon është shumë i rrezikshëm.
Unë mund të them si bashkëshorte, që me aq sa kemi pasur mundësi për të mos u krijuar shqetësime, kemi bërë të pamundurën për tu krijuar të gjitha kushtet.
-E kishte menduar ndonjëherë vetë Idrizi, që që ta linte këtë profesion?
Jo, jo, e kishte zgjedhur vetë, të paktën në atë periudhë që më tregonte kur nuk kam qenë e lidhur me të, pasi unë isha në Tiranë dhe ai në Vlorë. Por më pas më ka folur se e kishte pasion armën e Aviacionit.
-Sa vjet iu bënë si karrierë pune?
Ai e nisi në Rinas si pilot i thjeshtë, pastaj si komandant qitjeje. Ashtu e kam njohur unë, shef të qitjes dhe të bombardimeve. Arriti deri në komandant regjimenti të Rinasit. Iu bënë rreth 23 vjet në aviacion.
-Nga sa ju thoshte bashkëshorti, me kalimin e moshës, përmirësohej aftësia dhe reflekset prej piloti, apo binin?
Jo, përmirësoheshin me pjekurinë. Të paktën, këtë e kam dëgjuar
-Sa fluturime në javë bënte Idrizi?
Në vitet 80 kur ishte lulëzimi i Aaviacionit, atëherë i kishin një ditë po e një ditë jo fluturimet. I kam në shtëpi diplomat e tij, orët e fluturimit që ka bërë. Plus edhe fluturime natën. Kanë qenë pilotë shumë të aftë pilotët tanë
-A je bërë sot pishman, që e lidhe jetën me një pilot ?
Absolutisht jo
-Po që nuk i the asnjëherë, ta linte këtë profesion?
As nga kjo nuk kam peng, sepse e dija që e kishte pasion. Për të çdo gjë ishte e lidhur me qiellin. Pilotët janë shumë të veçantë, ashtu siç duan një fëmijë, ashtu duan edhe avionin. Ashtu janë të lidhur edhe me njëri-tjetrin. E kuptojnë njëri-tjetrin dhe e dinë rrezikun që e kanë bashkë. Ata më shumë rrinin e shokët e tyre sesa me familjet dhe vëllëzërit.
-A mundesh të na tregosh për atë moment të vështirë të 93-shit?
(Përlotet dhe zëri nuk arrin ti dalë nga goja të thotë qartë “shumë e vështirë”). Ishte 20 gushti i vitit 1993, ditë e mërkurë. Atë ditë e prita si gjithmonë të kthehej nga puna. Nuk kishin fluturim atë ditë dhe e prisja të vinte pasdite. Ishte vapë dhe po dilja në ballkon për të parë.
-Kishit ndonjë parandjenjë të keqe?
Jo, jo asgjë nuk kam patur. Kam dalë në ballkon, futesha brenda, dilja prapë, kaloi ora, ai nuk po vinte. Kur kaloi pak si më tepër, jo se pata siklet, por në atë kohë më erdhi vëllai. Erdhi, ndenji pak dhe iku. Pas tij më erdhi vëllai tjetër. Pastaj ikën dhe ky dhe më vjen goca e tezes. Që të gjithë e dinin, vetëm unë nuk e dija. Dhe nuk ma thoshin dot. Idrizi ishte rrëzuar që në 10.20 të paradites, kishte rënë mbi det me gjithë avion dhe unë ndërkohë nuk kisha marrë vesh gjë, sepse atë ditë nuk kisha qenë në punë. Isha duke bërë punë e duke e pritur. Kur po më vinin njerëzit e mi njëri pas tjetrit e më iknin, nuk e merrja vesh pse po më iknin. Më vjen edhe një grua piloti, që e kisha shumë shoqe, edhe i them asaj si mubabetet tona të grave. Të të nxjerr pak liko kumbulle?. Ajo më thotë. Jo dhe më iku në mënyrë te çuditshme. Unë aty po habitesha. Çkanë këta që vijnë dhe ikin? Nuk po kuptoja gjë. Të gjithë kishin provuar të ma thoshin dhe asnjëri nuk po ma thoshte dot. Vëllai im i madh refuzoi, duke thënë: Në asnjë mënyrë, nuk ia them dot motrës, edhe vëllai tjetër tërhiqet. Dhe kjo detyrë kaq e vështirë, i ra për pjesë babait tim…
-A ishte shumë i moshuar atëherë?
Babai im ka qenë i mbajtur. Në atë kohë mund të ketë qenë 60 vjeç. Por e mori ai, se nuk e merrte asnjeri përsipër. Edhe vjen e ulet në divan. Unë si bija që pyet babanë, i them a të të mbush një gotë raki. Ai ulet dhe me kokë ulur, mua që më kishte pikën e dobët pas dy çunave, më thotë: Ulu mos çupë njëherë këtu, të të them diçka”. Çfarë ka?- i them. Dhe ndërkohë kthehem dhe po e shikoja. Aty në lagjen tonë, një gruas i vdiq burri dhe e la me dy vajzat,- zuri të më thoshte. E pse mi thua këto? Gjynah më vjen, por mos më thuaj nga këto gjëra tani, se po pres edhe Idrizin e po vonohet dhe kam siklet. Por absolutisht nuk më shkonte ndër mendje ajo që i kishte ndodhur burrit tim. Po vinte ora 7 e darkës. Më pas di që oborret ishin mbushur plot me njerëz dhe prisnin sa të më thoshin mua, që të vinin brenda në shtëpi. Kur i përmenda Idrizin, aty babai nuk e vazhdoi më dhe tha: Do të të them se Idrizi…ai nuk arriti dot ta mbaronte dhe unë e ndërpres…Cfarë thua mor?! Ty të ka babi të fortë,- më tha, por duhet të mendosh se Idrizi ka rënë me avion. Aty pastaj nuk mbaj më mend. Di që shtëpia është mbushur me njerëz. Vajzat i kisha të dyja në shkollë.
-Të ikim nga këto detaje pikëlluese. Mund të na thoni vetëm, se pse ndodhi aksidenti?
Ata kishin një fluturim për të bërë për inaugurimet e disa divizioneve të reparteve ushtarake, të cilat si zakonisht në repartet e ushtrisë përuroheshin edhe me ngritjen e avionëve në ajër, edhe të helikopterëve. Atë ditë Idrizi me shokët e vet u ngritën në fluturim. Mbaj mend që kanë qenë 6 pilotë në ajër. U ulën dy të parët. Priteshin të uleshin dy të tjerët. Shoku tjetër ndërkohë që vjen për tu ulur, vuri re që Idrizi nuk ishte prapa këtij. Udhëheqësi i fluturimit, (gjëra që i mësova më prapa), e pyet: “Ku e ke pilotin tjetër?”
“Nuk e di se ku është”,- i thotë. Kthehet edhe një herë për të parë dhe njofton se nuk e shikon gjëkundi. Avioni i Idrizit nuk kapej nga radarët. Kishte shkëputur komunikimin me radio dhe humbi çdo të dhënë. Avioni kishte rënë në Adriatik para syve të pushuesve.
-Nuk pati mundësi të hidhej me parashutë?
Absolutisht nuk ka bërë asnjë tentativë, sepse ka pasur shumë mundësi për tu hedhur, por ka menduar se mund ta nxjerrë avionin nga ajo gjendje. Avioni ka pasur difekt në motor dhe duke ardhur për në Rinas për tu ulur, (nga Durrësi do të kalonte në Krujë e pastaj në Rinas), ai ka parë që diçka nuk shkonte në avion dhe ka bërë një rrotullim mbi det, që të jepte kohë të nxirrte avionin nga gjendja, Njerëzit që e kanë parë, tregojnë sa avionit nga pas i dilte tym dhe dëgjohej një zhurmë lavatriçeje. Pas disa manovrave, Idrizi nuk ia ka dalë dot, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë bashkë me të në det, pa arritur të nxjerrë parashutën..
Dhe kjo histori nuk mbaron këtu. Trupi i tij është gjetur pas 24 ditësh. Imagjinoni 24 ditë kërkime në det dhe 24 ditë ankthi e shprese të miat. Nuk ra në tokë, nuk u vra nëpër male, lugina si pilotët e tjerë, por në det, ku gjetja ishte shumë e vështirë. Ky ishte piloti i parë që binte mbi det. Anijet tona u futën në kërkim…
-Ju gjatë këtyre 24 ditëve, vazhdonit të kishit shpresa. Çfarë ju shkonte ndër mend për Idrizin dhe çfraë thoshin njerëzit, miqtë e tij?
Po kisha shpresa sepse thuheshin gjëra të ndryshme. Njëherë thoshin ka rënë, një herë thoshin, nuk ka rënë, është ulur në ndonjë aerodrom të huaj, që unë nuk e besoja, spse nuk mund të shkelte Idrizi idealin, betimin për atdhe. Unë e njihja mirë. Dhe dikush thoshtë që ka rënë mbi det, ësahtë hedhur me katapultë, dhe aty vazhdonte fantazia ime, që mua më pëlqente ta mendoja ashtu. Sipas meje do të ketë qenë ndonjë peshkarexhë e huaj dhe e ka marrë me vete dhe kur të mjekohet, të bëhet mirë, do ta kthejnë një ditë. Kjo gjë më mbante me shpresë sa kalonin ditët. Por, kur më thanë që u gjet trupi i tij (sepse unë nuk e kam parë trupin e tij), aty i hoqa shpresat përfundimisht. Ishte shokuese si momenti kur më tha babai. Por ato ditë kishte njerëz dhe ishim të trullosura unë e vajzat. Por kur njerëzit u larguan, shkuan në shtëpitë e tyre, atëherë e kuptuam se Idrizi vërtet na kishte lënë vetëm. Idrizi e shprehte shumë dashurinë për vajzat. Sa vinte nga puna, i kapte të dyja në krahë njëherësh…(Ndërpritet rrëfimi nga ngashërimet). Atëherë kur mbeta vetëm me dy vajzat e vogla, i kapa për dore dhe para fotografisë së Idrizit, i them: Çfarë i bëre vetes tënde që ike kaq shpejt dhe çfarë i ke bërë familjes tënde që ke lënë tri femra: një 33, një 13 dhe një 11 vjeçe. Gjatë gjithë kohës u përpoqa që ti mbaj gjërat për vete të mos e bëj gjendjen tragjike në shtëpi, të mos u krijoj vajzave një ambient frike e të pasigurt. Por ato të dinë që kanë pasur një baba të respektuar, shembullor, që i ka dashur…
-Sa vjeç ishte atë kohë Idrizi?
42 vjeç.
-Do të donit që në të ardhmen të kishit një nip pilot?
Jo, nuk do të doja, ndoshta ngaqë kam pësuar këtë fatkeqësi dhe unë tani e kam fobi këtë profesion. Por nuk do të thosha që edhe të tjerët ta kishin këtë mendim. Unë njoh plot pilotë të helikopterit, djem të rinj, i përgëzoj kur i shoh. Më ka mbetur refleks, që kur ka ndonjë fluturim, ngre kokën lart. Këtë jo vetëm ne, gratë e pilotëve, edhe fëmijët e kanë. Është e transmetuar. Aviacioni është arma speciale e ushtrisë, është shumë i bukur dhe shumë i dhimbsur për atë që e përjeton. Ama është kënaqësi që të kesh në krah një burrë pilot ashtu siç i kam shijuar unë ato vite. Ishin vitet më të bukura të jetës sime dhe unë e them me krenari që jam gruaja e pilotit Idriz Hoxha.
-Nuk ke menduar asnjëherë që të martoheshe gjatë këtyre viteve?
Absolutisht. Kam dy vajza, i rrita, i shkollova sikur të ishte edhe ai, por kam patur edhe mbështetjen e shtetit. Ne, grave të pilotëve të rënë, na kanë lidhur pension, sikur ata të fluturonin. Por tani pensioni më është ndërprerë, se vajzat kanë dalë në punë. Pensioni ka qenë i konsiderueshëm, aq sa unë nuk kam pasur nevojë ti zgjat dorën njeriu. Me këto të ardhura dhe me punën time, i shkollova vajzat. Vajza e madhe ka mbaruar për Juridik në Selanik, tani është juriste në Kryeministri, ka fituar për një marster në Holandë. Ndërsa vajza e vogël ka mbaruar Ekonomi-Biznes po në Selanik, nga bursat e Ministrisë së Mbrojtjes (është një ligj i veçantë për familjet e pilotëve të rënë në krye të detyrës.) Tani vajza punon në një kompani private. Edhe unë jam në punë…
Amerikë faleminderit!
24 ditët e kërkimit në Adriatik për avionin e rrëzuar dhe shpresat e mia
Dua të tregoj këtu për ndihmën e shtetit, që vuri në dispozicion për gjetjen e trupit të Idrizit, të gjitha anijet luftarake, anijet e peshkimit, gjithë sa ishin të flotës sonë, helikopterë për ta parë nga lart apo për të gjetur ndonjë shenjë të avionit. Gjetja ishte shumë e vështirë, sepse një pikë të saktë se ku kishte rënë, nuk gjendej dot. Kur u pa që vajti mbi 20 ditë e nuk po gjendej, as nuk mund ta mbyllnin as ta linin dot të hapur, atëherë një vendim duhej marrë. Në atë kohë, Sali Berisha ishte president. Me ndëryrjen e tij personale bashkë me ambasadorin amerikan, që më erdhi edhe për vizitë në shtëpi, i kanë bërë një kërkesë shtetit amerikan, që të sjellë një mjet më të sofistikuar për gjetjen e avionit nën ujë. Me marrjen e këtij telegrami, përgjigja nga pala amerikane ishte positive. Ata hynë në ujërat tona dhe me ardhjen e tyre në Adriatik, komandanti i atij ekuipazhi kërkoi skicën me përafërsi. Nga pala shqiptare u vendosën të gjitha të dhënat. Me një interesim të jashtëzakonshë, të Berishë, Zhulalit, të gjeneral Baki Shehit, është nisur flota amerikane në koorodinatat e dhëna. Mjetet e tyre thithnin tingujt e metaleve nën ujë. Kështu me përkushtimin e tyre, të cilëve nuk do tua harroj kurrë, arritën ta gjenin se ku janë pjesët e avionit dhe mua në shtëpi më sollën një faksimile, ku më thoshin se ku gjendej avioni me trupin e pilotit, ku ndodheshin motorat dhe ku gjendeshin pjesët e tjera të avionit, sepse avioni ishte shpërbërë. Rënia e avijonit nga ajri në det, qenka shumë më e fortë se mbi mal, gjë që unë nuk e dija. Deti bëhet më i fortë dhe përplasja është fatale. Kurse imagjinata ime më thoshte se do ketë rënë mbi det butë dhe do të ketë shpëtuar. Të gjitha këto hamendje ishin gjatë 24 ditëve, por nuk ia thosha njeriu. Kur amerikanët gjetën vendin (avioni nuk kishte shpërthyer në ajër, por kur u përlas në det), të gjithëve i shkoi në mendje, se një MIG 19 luftarak, çfarë fatkeqësish të tjera do të kishte shkaktuar, po të kishte rënë brenda në Durrës. Unë them se Idrizi, duke menduar rrezikun, i bëri manovrat mbi det, duke u shmangur nga rruga e fluturimit.
Me gjetjen e copave, marinarët, komandanti i ekuipazhit,- Vorba quhej, nuk ia harroj emrin kurrë, ishin të gatshëm për ta nxjerrë trupin e pilotit nga avioni. Të gjitha me shpenzimet e shtetit amerikan. Ata njihnin fate të tilla të pilotëve në vendin e tyre, raste si ky. Ndërkohë, pas dy-tri ditësh u bë e mundur nxjerrja e trupit . Idrizi u gjet me dorën në dorezë duke komanduar akoma avionin. Kështu ka rënë. Pasi e nxorrën nga uji, trupi i tij ishte në gjendje shumë të mirë, e kishte ruajtur uji, edhe pse kishin kaluar 24 ditë. Por sapo doli në ajër, nisi të dekompozohej me shpëjtësi. Më kanë treguar se sollën arkivol nga shërbimet qeveritare të lyer me një solucion kundër prishjes dhe erës së keqe. Unë nuk e pashë kurrë trupin e Idrizit. E sollën për ceremoninë të mbyllur. Për këtë arsye, vazhdimisht dyshoja se a ishte vërtet ai aty brenda apo jo. Vëllain kur e pyeta, më tha se e kishte parë kur e nxorrën nga uji dhe e futën në qesen e zezë me zinxhir, siç bëjnë për të mbyturit. Por mua akoma nuk më besohej. Atëherë paeta mjekun e Ushtarakut, në mos gaboj, quhej Bashkim dhe i thashë të më tregonte çdo detaj. Ai më thotë: Do të të tregoj, por do të bëhesh e fortë?. Ai më tregoi se k ishte goditur, dëmtimin prapa koke dhe në pjesë të tjera. Më tregoi për dy pjesët metalike të orës së dorës që iu gjetën (të cilat mi dhanë amerikanët dhe i ruaj ende) dhe kur erdhi tek këmbët, më tha se ai duhet ti ketë pasur çorapet e bardha. Aty i thashë: Majft, mos fol më tepër Aty u binda që ishte Idrizi, se atë mëngjes i kisha nxjerrë çorape të bardhë për të veshur, që ishin në modë në atë kohë për meshkujt.
Nderimet nga shteti
Burrim im është i pari pilot, i shpallur “Dëshmor i Kombit”. Janë vrarë shumë pilotë të tjerë në periudha të mëparshme, kanë rënë 24 -25 pilotë para tij dhe asnjëri nuk ishte nderuar me një titull të tillë. Në 96-n u shpallën edhe pilotët e tjerë, që kanë rënë përpara tij. Ai është i pari që u vendos në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe i është bërë një nderim madhështor. Për këtë nderim i jam mirënjohëse shtetit. Se kur njeriun tënd ta nderojnë, qenka një ngushëllim shumë i madh. Dhe kur këtë ngushëllim e merr nga njerëzit e tu, e merr edhe nga shteti, është dyfish mbështetje.
Gratë e pilotëve, me qese ilaçesh
Ideali i burrave dhe halli i përbashkët i ka lidhur ato fort. Ditëve të shënuara, por edhe në ditë të zakonshme mblidhen që të pinë një kafe e të ndajnë një preokupim. Sot, ato më të vjetrat, u japin zemër më të rejave, fatkeqësia e të cilave është më e freskët në kohë. Disa i kanë fëmijët akoma të vegjël,- dhe drithërohen se si do ti rritin vetëm, tregon Valentina Hoxha.- Por ne u japim kurajo. U themi të mos jetojnë me mendjen tek momenti tragjik se ndryshe…dhe u tregojmë qeset e ilaçeve që nuk i heqim kurrë nga çanta. (Vali tregon ilaçet dhe na thotë se sonte do të dyfishojë dozat). Nuk rrimë pa ilaçet e zemrës, të tensionit e të pagjumësisë, - thotë ajo.- Unë i kam filluar ilaçet që në vitin 2000. (Atëherë 40 vjeçe)
Në, gratë e pilotëve, në ditë festash, ndihemi më keq. Sepse në gëzime njeriu e ndjeka më shumë mungesën e njeriut të dashur, vendin e tij bosh. Rasti i Vitit të Ri është tipik. Ajo mbrëmje është prej vitesh e trishtuar.
Në dritaret e pritjeve…
Dritat e shtëpive të pilotëve rrinin të ndezura deri vonë. Kur të gjitha dritat e pallateve ishin fikur, ato rrinin si sy vigjëlentë në pritje të burrave. Me kokën nga qielli dhe duke mbajtur vesh zhurmën. Kur ndodhte që fluturimet ndërpriteshin, fillonte shqetësimi: Çfarë ka ndodhur? Pse ndaluan?” Valetina Hoxha thotë: Ky merka vinte ngaqë, kur ndodh ndonjë aksident, fluturimet ndërpriteshin jo vetëm aty për aty atë ditë, por ndërpriteshin me ditë e javë, derisa pilotët të merrnin veten nga tronditja për vdekjen e shokut. Derisa shikon komandanti i fluturimit se këta janë mirë nga ana psikologjike, atëherë bën planin e fluturimit.”
Ky lajm është publikuar: 14/12/2009