Kleoniki Delijorgji i futet këngës
TIRANE - Kleoniki Delijorgji, Miss Shqipëria 2012, pasi fitoi kurorën e më të bukurës shqiptare, ashtu si disa prej paraardhëseve të saj, ka vendosur t’i futet këngës.
Aktualisht është duke realizuar një këngë me Fabian Bashën, liderin e grupit “Produkt 28” dhe shumë shpejt do të vijë edhe me një klip. Veçse, në ndryshim nga ato që kanë mbajtur kurorën e më të bukurës shqiptare përpara saj, Kleoniki nuk ka në plan ta shndërrojë në profesion këngën. Është thjesht një pasion dhe kaq.
Niki, më shumë se sa për kurorën, u përfol në media për shkak të faktit që ajo është vajza e Mihal Delijorgjit, ish-administratorit të kompanisë “Albademil” në Gërdec.
(er.nu/bluetooth/BalkanWeb)