E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ar dhe rekord botëror për SHBA në stafetë

LONDER - Në atletikë është totalisht dominim amerikan. Eshtë ky sport që po i jep edhe numrim më të madh të medaljeve Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe medalja e artë e radhës është në stafetën 4x100 për femra, ku kuarteti Tianna Madison, Carmelita Jeter, Bianca Knight e Allyson Felix u treguan të jashtëzanshme duke thyer dominimin xhamajkan. Madje suksesi i tyre është më i rëndësishëm me rekordin e ri botëror, 40 sekonda 82 të qindat, ndërsa medalja a argjendtë shkoi për katërshen xhamajkane e me Ukrainën në podium me medalje bronzi.

Në stafetën tjetër të mbrëmjes, në 4x400 për meshkuj, Bahamas surprizoi amerikanët duke fituar medalje ari ndërsa SHBA e Trinidad Tobago hipën në podium.

Sukses i rëndësishëm në 1500 m ishte ai për etiopianen Meseret Defar e cila ka shënuar një sukses të tillë edhe në Olimpiadën e Athinës. Medalja e ardjendtë shkoi për kenianen Cheruiyot ndërsa bronzi për bashkëkombësen e saj, Dibaba.

(er.nu/supersport/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›