Venger, pas Lorik Canës kërkon Behramin
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, duket se është fiksuar pas shqiptarëve të Kosovës që luajnë në Premierligën angleze. Pak orë më parë, drejtuesi i stolit të "topçinjve" kishte hedhur sytë nga Lorik Cana si përforcim për mesfushën, ndërsa tashmë ai synon edhe afrimin e Valon Behramit. Pavarësisht dëmtimeve të shumta, 24-vjeçari me pasaportë zvicerane i ka mahnitur të gjithë me rendimentin që ka treguar tek Uest Hemi i trajnerit Xhanfranko Zola. Deri më tani, për Behramin kishin shfaqur interes Juventusi, Milani dhe Roma në Serinë A, ndërsa Arsenali bëhet skuadra e parë e madhe e Premierligës që kërkon shërbimet e mesfushorit. Menaxheri i lojtarit, Alesandro Beltrami, deklaroi se largimi i mesfushorit të krahut nga klubi londinez mund të ndodhë vetëm në fund të sezonit. "Nëse ka një oferte të mirë, Valoni mund të largohet, por kjo do të ndodhë vetëm pas Kupës së Botës 2010, jo më parë", tha menaxheri.
e. k.
e. k.