Valenzuela & Klenner prezanton ekspozitën kolektive Arena
Tek “Ujku” (2008), Bruno Muzzolini filmon në kopshtin zoologjik të Tiranës, kafshën nga merr titullin dhe vetë videoja. Një ujk qëndron pa lëvizur në këmbë duke u dridhur brenda kafazit të tij. Telekamera shoqëron momentin statik të kafshës, dhe çdo moment që kalon e bën edhe me dramatike gjendjen depresive të ujkut, i cili frikësohet gjithmonë e më shumë sa herë që dikush kalon pranë tij.
Tek “Arena” (2001), videoja nga e cila merr dhe titullin ekspozita, Anri Sala fokusohet në mënyrë intime në ambientet e kopshtit zoologjik të Tiranës. Por në këtë video interesimi i artistit merr karakter oservues që shndërrohet në dëshmi. Telekamera e cila lëviz në mënyrë standarde mjaft ngadalë, përpiqet të fokusojë brendinë e kopshtit zoologjik dhe peizazhin që e rrethon. E veçanta në video është fakti sepse aty shkrihen në mënyrë të natyrshme ambientet e izoluara të kafshëve të egra me ambientin tashmë natyral të kafshëve urbane që ndodhen aty pa asnjë kuptim. Tek “Arena” përballemi me një lloj përdhunimi të natyrshëm, i cili shfaqet pa asnjë kompromis me ambientin. Koha rrjedh bosh në një hapësirë absurde, ku përveç trishtimit nuk ngre asnjë pyetje.
Tek “Me një rrahje të syrit (të verbër - 2008)”, Fani Zguro fikson nëpërmjet objektivit të telekamerës për disa minuta syrin e sëmurë të një qeni të verbër. Përgjatë gjithë videos hasim të njëjtën situatë. Në video figuron vetëm syri i sëmurë i pastorit të verbër, i cili për të kompensuar shqisat reagon menjëherë sa herë që pranë tij lëviz diçka. Në video audio mungon dhe i vetmi detaj i videos, ekziston në hapjen dhe mbylljen e syrit të verbër dhe të sëmurë, që krijon dhe performancën në video.