AAK: Në Veri, qoftë edhe me forcë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të mos e përjashtojë as opsionin e përdorimit të forcës për ta futur nën kontroll veriun e vendit.
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani është shprehur të premten se Qeveria duhet ta trajtojë seriozisht situatën në veri të Kosovës dhe të hartojë strategjinë e posaçme për atë pjesë në të cilën janë instaluar dhe forcuar tash e më shumë se 10 vite strukturat paralele të mbështetura nga Beogradi.
“Kur flasim për veriun shumë herë lindin pyetje: se a duhet përdoret forcë për të pasur autoritet në veri? Forca në veri duhet të përdoret njëjtë sikurse përdoret në Prizren, Gjilan apo në Pejë, do të thotë është forcë ligjore, forcë sipas ligjit dhe plotësisht në përputhshmëri me standardin ndërkombëtar”, ka thënë Ramadani gjatë një konference për shtyp në të cilën ka kritikuar institucionet e Kosovës për “dinamikën e ngadaltë” të hartimit të strategjisë nacionale të sigurisë.
Ligji thotë se Këshilli Nacional i Sigurisë duhet të mblidhet të paktën një herë në tre muaj. Burim Ramadani ka dalë para gazetarëve pikërisht në ditën e fundit kur ka qenë dashur të mblidhet ky këshill.
“Kjo është fare e qartë dhe duhet të konstatohet me zë të lartë nga të gjithë që bashku duam të funksionalizojmë shtetin tonë: Ligji është shkelur. Si duket koha e pushimeve i ka shtyrë edhe punët në interes nacional të Kosovës. Pra, duket se Kryesuesi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kryeministri Thaçi ka caktuar datat e pushimit të tij pa pasur parasysh se çfarë punë kanë mbetur anash”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i AAK-së.
Start/Express