Vallet e Tropojës në fest-folkun e Budvas
Ansambli artistik popullor "Durrësi" ka përfaqësuar ditët e fundit për të dytën herë radhazi, vendin tonë në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Valleve Popullore, që u zhvillua nga 6-9 qershor në Budva (Mali i Zi). Burime nga Qendra Kulturore "Aleksandër Moisiu" e qytetit bregdetar, bënë të ditur se në festivalin e zhvilluar në qytetin turistik malazez morën pjesë 8 ansamble popullore nga Mali i Zi, Ukraina, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria".
Sipas të njëjtave burime, ansambli "Durrësi", i drejtuar nga koreografi Arian Plaku, u prezantua me 6 valle nga disa treva të vendit tonë. Spektatorët e shumtë në sheshin qendror të Budvas duartrokitën gjatë interpretimin e 10 çifteve të valltarëve, të cilët përcollën artistikisht emocionet e valleve me motive nga Kosova, nga Shqipëria e Mesme, si dhe vallen gorarçe. "Vajzat valltare nga Durrësi interpretuan gjithashtu vallen me motive të Tropojës", - thanë burimet. Vallja e njohur "Festë të madhe ka sot Shqipëria" u përzgjodh nga organizatorët e këtij festivali si vallja që mbylli mbrëmjen e fundit të edicionit të pestë të kësaj veprimtarie ndërkombëtare.