Çmimi i naftës thyen rekordet e gjithë vitit
Çmimi i naftës ka vazhduar të rritet duke thyer rekordet më të larta të vitit. Në bursën amerikane dhe në atë aziatike ari i zi u shit për 78 dollarë për fuçi. Ky është çmimi më i lartë i arritur këtë vit. Rritja e çmimit të naftës u bë si pasojë e rritjes së kërkesave për karburante dhe dobësimit të dollarit në bursat e Nju Jorkut. Dollari ka rënë ndjeshëm në raport me monedhën europiane. Një euro në tregun valuator ndërkombëtar u këmbye me 1.49 dollarë. Zhvlerësimi i dollarit është një ndër faktorët e rritjes së çmimit të floririt që vazhdon të thyejë rekorde. Çmimi i arit në Bursën e Londrës rrënoi vlerën rekorde të vendosur para një jave. 31,1 gramë arë u këmbye me një çmim prej 1065 dollarë. Dobësimi i kartmonedhës së gjelbër e bën arin më të lirë për investitorët duke çuar në rritjen e kërkesës dhe të çmimeve.