E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valon Behrami: “Zëmra ime rreh për Kosovën”



Valon Behrami, kosovari me pasaportë zvicerane, një nga dy shqiptarët që marrin pjesë në finalet e Kampionatit Europian -tjetri është Ronald Gërcaliu, i cili me Austrinë, - deklaroi se ai dëshiron të ndihmojë atdheun e tij të origjinë të ndërtojë ekipin e tij kombëtar. “Por kjo nuk do thotë se ai do të ndryshojë fanellën”, shkruan agjencia më e madh e lajmeve në botë, amerikania Associated Press. “Zemra ime rreh gjithmonë për Kosovën” - thotë Valon Behrami. “Familja ime vjen prej andej, gjyshja ime po prej andej, gjyshi im gjithashtu”, - shton 23-vjeçari, i cili lëvizi moshën pesëvjeçare nga qyteti i tij Mitroca drejt Zvicrës së jugut. “Unë vesh gjithmonë ngjyrat e Kosovës”, - thotë Valoni. “Por, unë jam në ekipin zviceran, dhe kur luaj futboll, unë vesh ngjyrat e Zvicrës”. Kosova deklaroi pavarësinë nga Serbia, më 17 shkurt 2008, por edhe pse është njohur nga një numër i konsiderueshëm vendesh, ende nuk është njohur si një vend sovran nga Kombet e Bashkuara, dhe as nga FIFA. Gjithsesi, Behrami thotë se ai dëshiron të ndihmojë në zhvillimin e futbollit të Kosovës me çfarëdo lloj mënyre. Por për të është e vështirë të ndryshojë ekipet kombëtare. “Nuk është e lehtë të ndryshosh ekipet kombëtare”, - thotë Behrami, i cili luan me Lacion në Itali. “Nuk është njëlloj si me klubet”. Behrami, në fakt nuk pranoi të rinovonte me klubin ku militon edhe shqiptari Igli Tare, dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Spanjë me Seviljen.

Van Basten e Hiddink në “Top-11”

Marco van Basten dhe Guus Hiddink, dy nga tre trajnerët holandezë në Euro 2008, u zgjodhën në ekipin më të mirë “portokalli” të gjitha kohërave. Van Basten drejton Holandën, Guus Hiddink udhëheq bankinën e Rusisë dhe Leo Benhakker është kryetekniku i Polonisë. Van Basten, një nga sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit botëror u votua në majë të ekipit. Trajneri i Rusisë, Hiddink, u votua në mesfushë së bashku edhe me legjendën Rinus Michels, i cili udhëhoqi Holandën në triumfin e Euro 2008. Hidink, nga ana e tij e çoi Holandën në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1998. Duke zgjedhur një formacion tipik holandez në skemën 4-3-3, Van Basten është në krye të “tredhëmbëshit” së bashku edhe Johan Krujf e Dennis Bergkamp. Ish-lojtari i Arsenalit dhe një nga heronjtë e Kupës së Botës 1998 mundi për këtë vend Rob Rensenbrink, i cili udhëhoqi “tulipanët” në finalen e Kupës së Botës 1978 në Argjentinë. Edvin van der Sar, veterani i disa fushatave ndërkombëtare ishte i padiskutueshëm në portë. Linja difensive përbehet nga Frank Rijkaard, Jaap Stam, Ruud Krol dhe Ronald Koeman, ndërsa mesfusha konsiston nga Villem van Hanegem, Phillip Cocu dhe Johan Neeskens.

9 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›