E Diel, 1 Nëntor 2026

Valon Behrami është mes Romës dhe Gallatasarait

Tratativa

E ardhmja e Valon Behramit lëkundet mes Romës dhe Gallatasarait. Tashmë është thuajse e sigurt, që mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane do të largohet nga Uest Hemi. Mediat angleze kanë konfirmuar dje se vazhdojnë tratativat mes skuadrës së kosovarit tjetër, Lorik Cana (Gallatasarait) dhe Behramit. Por ky i fundit ende nuk është shprehur zyrtarisht në lidhje me të ardhmen e tij. Ndërsa në krahun tjetër shtypi italian beson në një rikthim të Behramit në Serinë A, ku luajti për disa vite me Lacion. Por këtë herë, skuadra që mezi e pret, është ajo e gjysmës tjetër të kryeqytetit italian, Roma. Madje për një gjë të tillë është provokuar edhe mesfushori aktual i verdhekuqve, braziliani Tadei, i cili do të jetë edhe konkurrenti i Behramit për një vend në 11-she. Braziliani është shprehur se e “ardhmja e Behramit nuk duhet të jetë një arsye për t’u shqetësuar, madje sa më shumë të jemi, aq më mirë është”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›